Një vajzë kazake, e martuar në Shqipëri, ka reaguar për mënyrën se si shqiptarët sillen në rrugë, duke veçuar parkimet pa rregull dhe kaosin në trafik.
Në videon e publikuar prej saj shihen makina të parkuara sipas dëshirës, automjete që zënë një pjesë të rrugës dhe drejtues që krijojnë pengesa për qarkullimin. “Nuk i kuptoj shqiptarët. Nëse do të jetonin në vendin tonë, do ta kishin pësuar edhe më keq”, shkruan ajo.
Komenti i saj i referohet pikërisht parkimeve mes rrugës, bllokimit të korsive dhe sjelljes kaotike të disa drejtuesve. Për një të huaj që jeton në Shqipëri, duket se trafiku shqiptar mbetet një nga gjërat më të vështira për t’u kuptuar.

