Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s


Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij për gazetarët tha se KAYO është një skandal i paparë.

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij për gazetarët tha se KAYO është një skandal i paparë. Berisha shprehet se po bëhet kontrabandë armësh. Sipas tij, kjo është e shëmtuar për një vend anëtar të NATO-s. Kreu demokrat theksoi se është tepër e rëndë që vjedhjet në mënyrë të hapur, pa asnjë tender. Sali Berisha: Rama i jep 30 mln euro kompanisë së tij, për të blerë makina, të cilat ia blen po vetë. Së dyti, një vend anëtar i NATO-s bën një kontrabandë të shëmtuar. Blerjet bëhen në zona lufte, paraqitet Shqipëria si vend prodhues armësh, kur ne nuk prodhojmë asgjë dhe transportohen në zonë lufte, ku në meritën e punonjësve të ministrisë përkatëse të Ukrainës thonë se ata punojnë me tender, kurse këta në Shqipëri thonë se çfarë është tenderi, se vjedhin hapur. Çdo javë do keni të tilla skandale, prandaj bashkohuni me protestën, sepse ky regjim duhet të bjerë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: KAYO sali berisha skandal