Lajme Zone
'KAYO duhet hetuar', Xhixho: Paratë e shqiptarëve po dalin jashtë kontrollit të shtetit
PolitikëReport TV

'KAYO duhet hetuar', Xhixho: Paratë e shqiptarëve po dalin jashtë kontrollit të shtetit

Opozita ka depozituar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të kryera përmes KAYO-s.

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, akuzoi kompaninë shtetërore KAYO se është kthyer në një mekanizëm që shmang prokurimin, auditimin dhe kontrollin mbi fondet publike, ndërsa kërkoi hetim të plotë për mënyrën e funksionimit të saj. Deklarata e plotë e Erisa Xhixhos. LEXO edhe...‘KAYO’, opozita: PS të pranojë ngritjen e komisionit hetimor! Berisha: Roni Yeffet, varianti joshqiptar i Agasit KAYO: skema korruptive që nxjerr paranë publike jashtë kontrollit të shtetit! Ajo që po ndodh me KAYO nuk është një partneritet normal publik-privat. Është një mekanizëm i ndërtuar për të shmangur prokurimin, auditimin dhe kontrollin mbi paratë e shqiptarëve. KAYO u krijua si kompani me 100% kapital shtetëror, nën Ministrinë e Mbrojtjes, për furnizimin e shtetit me armë, municione, dronë dhe pajisje ushtarake. Por çfarë ndodhi? Në vend që këto aktivitete të kryheshin nga një kompani shtetërore, KAYO krijoi 4 kompani të përbashkëta me privatët. Dhe këtu qëndron thelbi i skemës. Në tre prej tyre, shteti ka vetëm 20% të aksioneve, ndërsa në njërën 49%. Pra, privati është shumicë. Shteti është pakicë. Por klienti kryesor? Shteti. Paratë? Paratë e shqiptarëve. Dhe, pikërisht përmes kësaj strukture korruptive, anashkalohen mekanizmat e zakonshëm të prokurimit dhe kontrollit publik, si KLSH etj. Rasti TIMAK është edhe më flagrant. Më 17 qershor 2025, 49% e aksioneve iu shitën Ron Yeffet për vetëm 490 euro, ndërsa pak javë më pas u krijua Timak Defence, ku KAYO zotëron vetëm 20%. Timak Defence ka përfituar rreth 26 milionë euro nga Buxheti i Shtetit deri në qershor 2026. Ndërsa kompania tjetër, Guna Tactical, deri në maj 2026, ka përfituar rreth 8 milionë euro nga buxheti. Pra, modeli mafioz është i qartë: Shteti paguan. Privati menaxhon. Kontrolli publik nuk ekziston. Këtu, përveç një skeme korruptive dhe dyshimeve serioze për trafik ndërkombëtar të armëve, kemi të bëjmë edhe me cenimin e sigurisë kombëtare, pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Opozita ka depozituar nismën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të kryera përmes KAYO-s. Ne kërkojmë transparencë të plotë. Sepse paratë e shqiptarëve nuk mund të trajtohen si plaçkë private. Modeli KAYO duhet hetuar dhe çmontuar menjëherë. U.D/E.H/ReportTv.al kayo Partia e Lirise Erisa Xhixho Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8009 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?