Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Katy Perry elektrizon mijëra të rinj në Sunny Hill, valëvit flamurin e Kosovës në skenë: Kam gjithë verën që pres këtë moment (VIDEO)


Mijëra të rinj u mblodhën në Prishtinë për natën e parë të festivalit Sunny Hill, ku ylli botëror Katy Perry elektrizoi skenën me performancën e saj. Artistja ngriti flamurin e Kosovës gjatë koncertit, falënderoi Dua Lipën për ftesën dhe e cilësoi Sunny Hill si festivalin më të mirë në Europë.

Mijëra të rinj janë mbledhur në Kosovë për festivalin më të madh të Europës Juglindore, Sunny Hill. Mbrëmja e 31 korrikut dhuroi emocione me performancën spektakolare të artistes ndërkombëtare Katy Perry e cila u ngjit në skenë dhe ngriti flamurin e Kosovës. Artistja amerikane u shfaq e veshur si astronaute, ndërsa akrobatët në skenë i dorëzuan flamurin e Kosovës, të cilin gjatë performancës e “vendosi në hënë”. Një moment që u prit me entuziazëm nga publiku dhe u bë një nga skenat më të komentueshme të mbrëmjes. “Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”, ishte përshëndetja e parë e Katy Perryt për mijëra të pranishmit, të cilët kënduan në kor hitet e saj gjatë gjithë koncertit. LEXO EDHE:Katy Perry kundër Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e këngës së saj në videon ushtarake: Muzika ime nuk është për të festuar dhunën Në skenë me Katy Perryn u ngjit edhe një vajzë 10-vjeçare, ndërsa artistja falënderoi Dua Lipën për ftesën. "Mikja ime Dua Lipa më ka thënë se ky është festivali më i mirë në Europë dhe kam gjithë verën që pres këtë moment". Para performancës së saj, atmosferën e ndezi këngëtarja shqiptare Dhurata Dora, e cila u prit me brohoritje nga publiku. Festivali do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës me performanca të artistëve të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Lewis Capaldi dhe Martin Garrix. Festivali ka sjellë në Kosovë edhe organizatoren e festivalit, Dua Lipa. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: sunny hill katy perry dua lipa Komento Komente Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 58.4% 100 bashki (PD) 15.7% 61 bashki (si sot) 26% Vota total: 1098 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?