Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Kati i katërt u shemb mbi të tretin”/ Detaje nga shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, bilanci i viktimave mund të rëndohet, një i moshuar ende i zhdukur


Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi një pallat pesëkatësh në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë 8 persona janë në spital duke marrë ndihmë mjekësore, mes tyre dhe fëmijë.

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi një pallat pesëkatësh në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë 8 persona janë në spital duke marrë ndihmë mjekësore, mes tyre dhe fëmijë. Kastriot Skënderaj, drejtor i policisë Elbasan, ka dhënë detaje të reja nga vendngjarja, duke zbuluar se shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të rënda në strukturën e ndërtesës. Sipas tij, kati i katërt i pallatit është shembur mbi katin e tretë, ndërsa zjarri që përfshiu fillimisht këtë të fundit është përhapur edhe në katet e tjera. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e flakëve, ndërsa operacioni është përqendruar edhe në kërkimin e personave që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Sipas informacioneve të dhëna nga zjarrfikësit, viktima është gjetur në katin e pestë të ndërtesës, ndërsa një i moshuar rezulton ende i pagjetur. “Bëhet fjalë për një pallat pesëkatësh. Ka dëmtime të strukturës së pallatit. U shemb kati i katërt, i cili ra mbi katin e tretë. Morëm masa për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e zjarrit, që fillimisht ishte në katin e tretë dhe më pas u përhap në katet e tjera. Viktima u gjet në katin e pestë, ndërsa një i moshuar ende nuk është gjetur”, kanë bërë të ditur shërbimet zjarrfikëse. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb E rëndë në Elbasan! Shpërthimi në apartament i merr jetën 83-vjeçares Shpërthimi në Elbasan/ Ministria e Shëndetësisë: Një 83-vjeçare humbi jetën! 8 persona përfjnë në spital, mes tyre fëmijë