Lajme Zone
Katër emigrantë humbin jetën gjatë tentativave për të mbërritur në Britani
PolitikëJOQ Albania

Katër emigrantë humbin jetën gjatë tentativave për të mbërritur në Britani

Katër emigrantë kanë humbur jetën në dy incidente të ndara, teksa tentonin të kalonin Kanalin e La Manshit nga Franca drejt Britanisë së Madhe, njoftuan autoritetet franceze ditën e sotme.

Katër emigrantë kanë humbur jetën në dy incidente të ndara, teksa tentonin të kalonin Kanalin e La Manshit nga Franca drejt Britanisë së Madhe, njoftuan autoritetet franceze ditën e sotme.

Një varkë u mbyt mbrëmjen e së mërkurës pranë bregdetit të qytetit turistik Hardelot në Francë, ku si pasojë humbi jetën një burrë. Ndërkohë, tre persona të tjerë u gjetën të pajetë pranë portit të Dunkirkut.

Autoritetet franceze bëjnë të ditur se gjatë vitit 2025 janë shpëtuar 6,177 emigrantë në anën franceze të Kanalit. Sipas burimeve zyrtare franceze dhe britanike, të paktën 29 emigrantë kanë humbur jetën në det gjatë të njëjtit vit.

“Rreziqet ndaj të cilave trafikantët i ekspozojnë emigrantët po bëhen gjithnjë e më të mëdha”, deklaruan autoritetet franceze, duke theksuar se numri i personave që udhëtojnë me varka të vogla drejt Britanisë është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Mesatarisht, në vitin 2021 në një varkë udhëtonin rreth 26 persona, në vitin 2023 rreth 45, ndërsa në vitin 2025 ky numër arriti në 65 persona. Gjatë vitit të kaluar, dhjetë mjete lundruese transportuan më shumë se 100 emigrantë secila.

Në prill, qeveria britanike nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me autoritetet franceze, me vlerë 662 milionë paund (rreth 771 milionë euro), për financimin e patrullimeve në plazhet franceze nga ku nisen këto varka të improvizuara.

Sipas qeverisë britanike, gjatë vitit 2025 në brigjet e Britanisë mbërritën me varka të vogla 41,472 emigrantë. Ky ishte numri i dytë më i lartë i regjistruar ndonjëherë, pas rekordit të vitit 2022, kur u shënuan 45,774 mbërritje.