Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur që prej datës 2 nëntor në portin e Vlorës, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët ushtarak me Forcën Detare Shqiptare. Anijet do të qëndrojnë në Gjirin e Vlorës deri më 6 nëntor, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë parashikuar aktivitete portuale dhe stërvitje të përbashkëta. LEXO edhe...I vodhën 6800 euro që i kishte kursyer për operacion, grabitet banesa e të moshuarës në Finiq! Autorët shqyejnë dyert dhe bëjnë shtëpinë përmbys (VIDEO) Gjatë datave 3 dhe 4 nëntor, ekuipazhet e anijeve do të zhvillojnë vizita portuale, ndërsa 5 dhe 6 nëntor do të zhvillohen manovra të përbashkëta detare dhe ajrore, ku do të angazhohen luftanijet e NATO-s së bashku me mjetet lundruese të Forcës Detare Shqiptare. Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave detare të vendeve aleate, përmes koordinimit të veprimeve nga deti dhe ajri, komunikimit mes ekuipazheve dhe zhvillimit të skenarëve të përbashkët operacionalë. Këto aktivitete shërbejnë gjithashtu për rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjen e personelit ushtarak për angazhime të koordinuara në kuadër të misioneve të Aleancës. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që luftanije të Aleancës mbërrijnë në Gjirin e Vlorës për të zhvilluar stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare, duke e kthyer këtë zonë detare në një hapësirë të rëndësishme për aktivitetet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes forcave aleate. Xh.K/ReportTv.al Vlore anije luftarake Forca Detare Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.4% Jo 43.6% Nuk e di 8% Vota total: 763 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

