Situata e krijuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas në Bashkinë e Maliqit duket se i është afruar një katastrofe mjedisore.
Kjo pasi pranë sipërfaqja e cekët ujore në anët e rezervuarit është mbuluar nga një numër i pazakontë peshqish të ngordhur. Duket se shkak është bërë thatësira në rezervuar.
Banorët tregojnë se një situatë e ngjashme përsëritet vazhdimisht. Sipas tyre, problematika lidhet lidhet me hapjen e portave të HEC-it dhe menaxhimin e burimeve ujore.
Deri më tani nuk ka ende asnjë sqarim zyrtar nga institucionet në lidhje me rastin./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

