Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Korçës Ivi Kaso ka shkuar këtë mbrëmje në Komisariatin e Policisë në Korçë për tu interesuar në lidhje me të shoqëruarit gjatë protestës së sotme.
Sipas Kasos nga 26 të shoqëruar, 11 prej tyre janë të mitur, të cilët thekson se janë shoqëruar kot pasi thjesht dhe vetëm kanë marrë pjesë në protestë. "Takuam krerët e komisariatit, shefin e komisariatit, shefin e krimeve dhe më pas u ndalëm të takonim të gjithë të ndaluarit të cilët kishin qenë ende.
Ka pasur shoqërime të shumta ditën e sotme, mbas protestës, gjatë protestës, por dhe mbas protestës, kur protesta është zhvendosur në ambientet e komisariatit. Pjesa më e madhe e të shoqëruarve pretendonte dhe konfirmohej edhe nga pamjet dhe nga tregimet e familjarëve që ishin marrë krejt kot, pasi kishin qenë në protestë.
Ndërkohë që një pjesë e tyre ishin minorë, pra ka pasur 26 të shoqëruar, një pjesë e tyre rreth 11 ishin minorenë, të cilët kanë lënë ambientet e komisariatit pasi kanë marrë deklaratën, pasi janë bërë procedurat e nevojshme.
Ndërkohë që pjesa tjetër ishte duke bërë procedurat, pra duke u marrë deklarata e tyre dhe nga ana tjetër policia në zbatim të procedurës që ata kanë, ishte duke analizuar pamjet filmike në mënyrë që në bashkëpunim me prokurorinë të vendosnin në qoftë se do të kishte arrestime, pra këto ndalime do të përktheheshin në arrestime, apo në qoftë se të gjithë protestuesit do të liroheshin.
Ne besojmë dhe shpresojmë fort se të gjithë protestuesit, pavarësisht moshës së tyre, kanë qenë në të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore për të protestuar, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë dhe në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Janë ditë të vrullshme protestash rinore dhe sigurisht rinia e Korçës nuk mundet që të ngelë mbas kolegëve të tyre, të cilët gjithë shqetësimet e tyre, mbi të gjitha vrasjen e shpresës që kjo rini e përjeton vetë në lëkurë, që është drama më e madhe që ata përjetojnë, ta përkthente më pas në një protestë paqësore, ashtu sikurse na kanë mësuar rinia që të shohim.
Dhe për këtë arsye ne kemi qenë këtu për t'i mbështetur, se Partia Demokratike ka një qëndrim të qartë që e mbështet pas një rezervë këtë lloj proteste rinore, dhe do të bëjë ç'është e mundur që t'u gjendet në krah rinisë të cilët janë organizatorët dhe iniciatorët dhe ata që mbajnë peshën kryesore të kësaj proteste. Kështu që në këtë kontekst ishte dhe vizita jonë dhe suporti jonë, që ishte në këto momente të para, por që do të vazhdojë, pavarësisht çfarë drejtimi do të marrë, le të jemi situata e tyre.
Kemi marrë kontakte të mira për hir të së vërtetës me policinë e shtetit, të cilët na kanë facilituar aksesin dhe takimin me ta, sikurse na kanë dhënë dhe shpjegimet e tyre. Gjë që për fat të keq kolegëve tanë në disa komisariate në Tiranë apo dhe në vende të tjera u është mohuar, por kjo nuk do të thotë që kujdesi jonë për të përçuar atë mesazh të qartë që ligji dhe vetëm ligji duhet të zbatohet në këtë rast, dhe të mos përdoret asnjë instrument tjetër si pretekst në vend të ligjit në mënyrë që të intimidohen të rinjtë, ne do të jemi të vëmendshëm që kjo të zbatohet deri në fund.
Pra, siç kishim kujdes sot që t'i takonim, do të vazhdojmë të kemi kujdes në çdo moment që policia të shmanget nga çfarëdo lloj presioni ose nga çfarëdo lloj intimidimi që mund të tentojë t'u bëjë këtyre të rinjve që janë ndaluar sot dhe nëpërmjet tyre gjithë rinisë së Korçës, për të dalë për të mbushur sheshit si kolegët e tyre nesër, pasnesër e ditët në vijim", tha Kaso. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

