Lajme Zone
Karamuço: Duhet vëmendje për të radikalizuarit, disa politikanë në bashkëpunim dhe financim me ta!
PolitikëABC News Albania

Karamuço: Duhet vëmendje për të radikalizuarit, disa politikanë në bashkëpunim dhe financim me ta!

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se duhet vëmendje e shtuar ndaj të radikalizuave të cilët mund të përbëjnë rrezik për sigurinë. Ai tha se në Shqipëri ka persona që veprojnë kundër interesave kombëtare dhe që kanë akses në struktura të caktuara shtetërore.

“Ne kemi një problem me ujqërit e vetmuar, këta që janë të vetmuar, ku u është shpëlarë truri në komunitet. Shteti u jep akses disa personave. Ne kemi peshkaqenë të mëdhenj në Shqipëri që ishin kundër interesave kombëtare. Është njëri proiranian që unë e dija që ishte armik, jo se ishte armik, se aleatët e mbështesnin këtë.”

Gjenerali Dedë Prenga theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për kërcënimet ndaj sigurisë. Sipas tij, çdo informacion duhet të vlerësohet me kujdes, pasi mund të identifikojë e burime që synojnë destabilizim. “Duhet bashkëpunim mes institucioneve, kërkohet që jo vetëm secili të bëjë punën e tij veçmas. Çdo lloj informacioni duhet të vlerësohet, sepse të çon te burimi që kërkon destabilizim.”

/ abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story