Lajme Zone
Karakaçi publikon videon: Po avancohet në çdo kantier për të përmbyllur projektet e nisura
EkonomiABC News Albania

Karakaçi publikon videon: Po avancohet në çdo kantier për të përmbyllur projektet e nisura

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka publikuar një video me projektet e finalizuara nga MIE në këto 7 muajt e parë të këtij viti.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka publikuar një video me projektet e finalizuara nga MIE në këto 7 muajt e parë të këtij viti.

“7 mujori i MIE. Kemi avancuar me projekte të rëndësishme në infastrukturë dhe energji”, shkruan Karakaçi në videon e publikuar ku pasqyrohen disa prej investimeve të përfunduara tashmë në infrastrukturë dhe energji.

“Investime që kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës publike, rritjen e sigurisë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në çdo kantier po vijojmë me intensitet për të përmbyllur punët e nisura dhe që qytetarët po i presin”, mbyll postimin e tij Karakaçi. Në video pasqyrohen ndër të tjerash hapja e superstradës Tiranë-Durrës me 8 korsi, rikonstruksioni rrugës së Komanit, hapja e urës së Viroit, si dhe investimet e realizuara në disa nënstacione elektrike që kanë rritur sigurinë dhe efiçencën energjetike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Enea Karakacikantiereprojekte