Lajme Zone
Kapuçino, makiato apo kafe me qumësht? Ja si ndikojnë te tretja dhe fryrja e barkut
Të tjeraReport TV

Kapuçino, makiato apo kafe me qumësht? Ja si ndikojnë te tretja dhe fryrja e barkut

Nëse keni stomak të ndjeshëm, gastrit ose refluks, është më mirë ta shoqëroni kafenë me një mëngjes dhe të kufizoni sasinë totale të kafesë gjatë ditës.

Kapuçino, makiato dhe kafeja me qumësht mund të kenë ndikime të ndryshme në tretje, kryesisht për shkak të sasisë së qumështit. Kafeja stimulon acidin e stomakut dhe lëvizshmërinë e zorrëve, ndaj te disa persona mund të shkaktojë urth ose nevojë për të shkuar në tualet. Ndërsa qumështi përmban laktozë, proteina dhe yndyra, të cilat mund ta ngadalësojnë zbrazjen e stomakut dhe të shkaktojnë ndjesi ngopjeje. Kur trupi prodhon pak laktazë, laktoza mund të shkaktojë fryrje, gazra, ngërçe dhe ndonjëherë diarre. LEXO edhe...Një e pesta e ekonomisë për t’u ushqyer, Shqipëria rekord në Europë për qumësht, vaj e zarzavate Sasia e qumështit është veçanërisht e rëndësishme: një makiato me rreth 20 ml qumësht përmban afërsisht 1 gram laktozë, ndërsa një kapuçino me 120–150 ml rreth 6–7,5 gramë dhe një kafe me 200 ml qumësht mund të arrijë 9–10 gramë. Prandaj, një makiato mund të tolerohet mirë, ndërsa një kapuçino i madh, sidomos me stomakun bosh, mund të shkaktojë fryrje. Për ta reduktuar këtë shqetësim, mund të zvogëloni sasinë e qumështit, të zgjidhni qumësht pa laktozë ose pije bimore të pasuruara me kalcium dhe të shmangni pirjen e kafesë me qumësht me nxitim dhe esëll. Nëse keni stomak të ndjeshëm, gastrit ose refluks, është më mirë ta shoqëroni kafenë me një mëngjes dhe të kufizoni sasinë totale të kafesë gjatë ditës. Qumështi i skremuar ka më pak yndyrë, por jo më pak laktozë, ndaj nuk zgjidh domosdoshmërisht problemin e fryrjes. Nëse shqetësimet janë të shpeshta ose të forta, veçanërisht nëse shoqërohen me humbje peshe, gjak në jashtëqitje, diarre të vazhdueshme ose dhimbje të forta barku, duhet të konsultoheni me mjekun për të përcaktuar shkakun. Xh.K/ReportTv.al qumesht kafe Fryrja e barkut Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.9% Jo 38.1% Disi 7% Vota total: 2840 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?