Lajme Zone
Kapteri Fane i ngjitet Majkos
PolitikëCNA

Kapteri Fane i ngjitet Majkos

U bënë 24 orë fiks që Fania rri para pallatit ku banon Maj...

U bënë 24 orë fiks që Fania rri para pallatit ku banon Majko. Mbështetur te një pemë dhe me sytë nga ballkoni i Pandeliut.

Ky e ka parë, e di që ka erdhur për të, por nuk shkon ta takojë.

Se e di që do i kërkojë nder për te doganat a tatimet.

Në fakt Majko me zemër do që ta ndihmojë, por nuk njeh kënd. Titullarët atje i vendos Rama e s’pyet asnjë për emërimet.

Por nga që para dy orësh ra shi e Fania nuk shkulej, u qull kokë e këmbë, Majko zbriti poshtë dhe e takoi.

-O Fane, po nuk të ndihmoj dot vëlla.

-Më ndihmon, më ndihmon, -i tha Fania.

-Po s’njoh njeri nga tatimet, doganat…

-S’kam erdhur për ata. Dua të më çosh kush i ka ato 1.000 orë video porno. Emrin, se e gjej vetë.

Majko qeshi. Ky kapteri pandeh se kanë filmuar dhe këtë, foli me vete. Po kush pjerdh për ty, mo.

-Aman, ma trego emrin!

-Qetësohu Fane, jam i sigurt që ti nuk je në ato orë!

Kapteri nuk e zgjati.

-E di, e di që s’jam. Nuk kam fuqi për porno unë. Por videot i dua që të shpëtoj nga milionat. Nga ato që detyrohem në shtet.

-I do për shantazh, mo! -u nxeh Majko.

-Normal. Shantazh kam vite që bëj e s’më ka dalë keq. Provoje dhe ti që të mos rrish me dorë te dhëmballa!

Ndërsa Pandi iku i nxehur lart te banesa Fania i lëshoi nga pas batutën:

-Po shantazhin nuk e kam shpikur unë, o Majko!

E me vete shtoi:

-Veç e kam perseksionuar. E kam bërë si leva e Arkimendit. Që ta bën jetën fushë me lule edhe kur ke shkëmbinj përpara./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.