Lajme Zone
Kapsolle drejt policëve në protestën e së enjtes te Kuvendi, lirohen nga qelia dy protestuesit! Gjykata cakton masën ndalim dalje jashtë vendit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kapsolle drejt policëve në protestën e së enjtes te Kuvendi, lirohen nga qelia dy protestuesit! Gjykata cakton masën ndalim dalje jashtë vendit

Vendimi për lirimin e dy protestuesve u mor nga gjyqtarja Amarilda Sulaj, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës ndalim i daljes jashtë vendit.  Artemisa Islamaj sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi i hodhi në drejtim të një efektivi.

TIRANË- Dy protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në protestën para Kuvendit të enjten e 23 korrikut janë liruar nga qelia. Vendimi është marrë sot nga gjyqtarja Amarilda Sulaj, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për të caktuar ndaj dy protestuesve masën ndalim i daljes jashtë vendit. Në protestën e së enjtes mbetën të lënduar 6 efektivë policie, ndërsa dy protestuesit Artemisa Islamaj dhe Orion Peçi kanë përdorur kapsolle në drejtim të uniformave blu. Artemisa Islamaj, sipas burimeve pranë policisë, sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi është autor i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë, të cilën fillimisht e futi në një shishe plastike dhe e hodhi drejt policit. LEXO EDHE:Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun Përveç tyre, nëpër komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë, një pjesë e të cilëve do të hetohen në gjendje të lirë. Mes tyre ishin Dritan Goxhaj, i ndaluar më herët në një prej 2 protestave para Kuvendit, dhe Edison Lika, ndër më aktivët në protestën e ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo”, por u lanë të lirë brenda pak orësh. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane prokuroria e tiranes artemisa islamaj orion peci Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 62.9% Jo 30% Nuk e di 7% Vota total: 4976 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?