Lajme Zone
Kapet në Tiranë i kërkuari nga Italia, ishte dënuar me mbi 21 vite burg
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kapet në Tiranë i kërkuari nga Italia, ishte dënuar me mbi 21 vite burg

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “FAST”, duke arrestuar në Tiranë një person të kërkuar nga autoritetet italiane.

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “FAST”, duke arrestuar në Tiranë një person të kërkuar nga autoritetet italiane.

Në zonën e Saukut, shërbimet e Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, lokalizuan dhe kapën shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas Policisë, Çeta ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për disa vepra të rënda penale, ndërsa i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim. Ai është dënuar për veprat penale “Vjedhje të rënda”, “Mashtrim”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”, “Plagosje”, “Kanosje” dhe “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.

Pas arrestimit, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për përfundimin e procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policia