Lajme Zone
Kapet duke transportuar 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet një person në Shkodër
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kapet duke transportuar 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet një person në Shkodër

Finalizohet operacioni i koduar “Transit”. Një person ka rënë në pranga pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 16 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Finalizohet operacioni i koduar “Transit”. Një person ka rënë në pranga pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 16 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Gjatë këtij operacioni është sekuestruar edhe automjeti i marrë me qira.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit”. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi 3vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Alijaj, duke transportuar me një automjet që e kishte marrë me qira, 16 emigrantë nga Vendet e Treta (9 nga Afganistani, 5 nga Somalia, 2 nga Bangladeshi), që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet policiaShkodër