Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kaosi mes organizatorëve/ Dje në 14:00, sot në 11:00, një grup protestuesish mblidhen te Ministria e Arsimit e marshojnë drejt Kryeministrisë! Një pjesë 'mësyjnë' brenda Ekonomikut (VIDEO)


Pas përçarjes së krijuar nga organizatorët dje, sot një grup protestuesish kanë dalë sërish për të protestuar kundër Qeverisë, para Ministrisë së Arsimit. Pas qwndrimit pwr disa minuta aty, ata marshuan drejt Kryeministrisw. Njw pjesw e tyre 'mwsyu' mw pas brenda Fakultetit tw Ekonomisw, duke iu bwrw thirrje studentwve qw tw bojkotonin mwsimin dhe t'i bashkoheshin tubimit.

Një grup protestuesish janë mbledhur sërish sot rreth orës 11:00 para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pas disa minutash qëndrimi aty, ata marshuan drejt Kryeministrisë. Ndërsa një pjesë e tyre u futën brenda Fakultetit Ekonomik dhe u kanë bërë thirrje studentëve të braktisin mësimin dhe t'i bashkohen tubimit. Ata kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dje pati përçarje mes organizatorëve të protestës, ku u njoftuan orare të ndryshme për studentët, për të dalë në tubim. Pas dështimit të mbledhjes së protestuesve në orën 10:00 të mëngjesit, në orën 14:00 u mblodh vetëm një grup i vogël protestuesish para Ministrisë së Arsimit, të cilët më pas marshuan drejt Kryeministrisë. LEXO EDHE:Një grup protestuesish futen brenda Ekonomikut, thirrje studentëve për të bojkotuar mësimin dhe për t’u bashkuar me ta (VIDEO) Pas qëndrimit për gati dy orë te Rruga e Durrësit dhe me një pjesëmarrje të ulët, një grup të rinjsh të maskuar tentuan të krijonin incidente duke djegur disa kosha mbeturinash. Edhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit ata i vunë flakën një peme, ndërsa nuk pati përplasje me policinë. Dy prej protestuesve, një prej tyre grua, ranë në prangat e Policisë për aktet e dhunës në tubimin e djeshëm. Lajm në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:58 Një grup protestuesish futen brenda Ekonomikut, thirrje studentëve për të bojkotuar mësimin dhe për t’u bashkuar me ta (VIDEO) Protesta ka vijuar në Tiranë, ku protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.Ndërkohë një grup protestuesish kanë hyrë në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, duke u bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës kundër qeverisë.Me thirrjen “Bashkohuni me ne!”, ata kanë ftuar studentët të lënë auditorët dhe tu bashkohen. A.C/Shqiptarja.com Share R.Xh Shqiptarja.com TAG: proteste protestat kunder qeverise Tirane edi rama qeveria ministria e arsimit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento rezi: 28/10/2026 12:02 Janë studentë shpellarë derra e katundarë.. Përgjigju Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.3% Jo 22.6% Nuk e di 3.2% Vota total: 3633 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?