Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë pajtuar që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës.Marrëveshja u bë publike të hënën, më 31 gusht, nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.“Nga të gjithë emrat që janë propozuar, jemi dakorduar për një emër – dhe ai është Prof. Dr. Bekim Sejdiu”, deklaroi Abdixhiku.Sejdiu tha se e ka pranuar propozimin për të kandiduar për president, duke marrë parasysh situatën politike në të cilën ndodhet Kosova.“Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, pra besimi që më kanë dhënë të dy partitë politike”, tha Sejdiu.Pas njoftimit për kandidaturën e tij nisën edhe reagimet nga partitë politike.Derisa nga Vetëvendosje mbështetja për Sejdiun ishte e plotë, në LDK u shfaqën qëndrime kundërshtuese.Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se nuk do ta përkrahë kandidaturën e Sejdiut, duke theksuar se kundërshtimi i tij nuk lidhet me arsye personale.“Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter”, shkroi Hoti.Përveç Abdixhikut, mbështetje publike për Sejdiun nga radhët e LDK-së kanë shprehur edhe deputetët Vjosa Osmani dhe Anton Quni.Deputeti Ermal Sadiku ka deklaruar mbështetje në parim për Sejdiun, por ka thënë se duhet të merret parasysh edhe qëndrimi i strukturave të partisë, të cilat pritet ta diskutojnë çështjen të martën.Ndërkohë, mbetet e paqartë se si do të veprojnë dy subjektet e tjera opozitare, PDK dhe AAK.Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se LVV-ja dhe LDK-ja matematikisht i kanë numrat për të tentuar zgjedhjen e Sejdiut, por ka lënë të hapur mundësinë që jo të gjithë deputetët e këtyre dy partive të jenë në sallë gjatë votimit.“Unë besoj dhe jam i sigurt në këtë se grupi parlamentar i PDK-së është unik. Në këtë temë është komplet dhe nuk pres që dikush do të ketë devijim prej qëndrimeve që do t’i ketë Partia Demokratike e Kosovës”, tha Hamza pa saktësuar nëse do të qëndrojnë apo jo në Kuvend në momentin e votimit.Ai përsëriti qëndrimin e PDK-së se partia nuk është pjesë e krijimit të institucioneve, me përjashtim të çështjes së nënkryetarit të Kuvendit.Dyshime për mënyrën se si do të procedohet me seancën e Kuvendit ka shprehur edhe deputeti i AAK-së, Burim Ramadani.Ramadani ka kritikuar vonesën në thirrjen e seancës pas marrëveshjes së arritur mes LVV-së dhe LDK-së.“Pse s’po e thirrin sot seancën e Kuvendit?”, ka shkruar ai.Sipas Ramadanit, nëse marrëveshja do të kishte për qëllim vetëm tejkalimin e ngërçit institucional, Kuvendi do të duhej të konstituohej menjëherë.“Mos të ishte lojë me shtetin kjo marrëveshja dypartiake, Kuvendi do të konstituohej menjëherë SOT”, ka deklaruar ai.Ramadani ka pretenduar gjithashtu se marrëveshja mes dy partive përfshin edhe ndarjen e posteve.“Tash marrëveshjen për ndarje të posteve e kanë”, ka shkruar deputeti i AAK-së./Telegrafi/Postet:Mbylle31/08/2026 • 21:12Hamza: S’e di a do t’i kenë numrat – s’ka votë për Bekim Sejdiun në PDK31/08/2026 • 19:05Veprimtarë dhe intelektualë shqiptaro-amerikan mbështesin Bekim Sejdiun për president të Kosovës31/08/2026 • 18:18Demaku: PDK ende nuk ka qëndrim për kandidaturën e Bekim Sejdiut31/08/2026 • 17:47Berisha vlerëson marrëveshjen LVV-LDK: Zgjedhje në interes të Kosovës31/08/2026 • 17:14Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun31/08/2026 • 16:17Përflitej edhe vetë për president, Haki Demolli përshëndet kandidaturën e Bekim Sejdiut31/08/2026 • 16:00Dakordimi për presidentin, ja kur mund të formohen institucionet e reja31/08/2026 • 15:54Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnë31/08/2026 • 15:44Jepni mendimin tuaj nëpërmjet votës31/08/2026 • 15:28Hoti del kundër Sejdiut për president31/08/2026 • 15:26Haxhiu mirëpret marrëveshjen për presidentin31/08/2026 • 15:24Osmani mbështet Bekim Sejdiun për president31/08/2026 • 15:22Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për president31/08/2026 • 15:17Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president 14 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 31/08/2026 • 21:12Hamza: S’e di a do t’i kenë numrat – s’ka votë për Bekim Sejdiun në PDKKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu, duke thënë se “nuk e di a do t’i kenë numrat”.Hamza tha se VV-ja e LDK-ja matematikisht i kanë numrat për Sejdiun, por se a do të qëndrojnë të gjithë deputetët e tyre në sallë për këtë emër, është çështje e këtyre dy partive.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU31/08/2026 • 19:05Veprimtarë dhe intelektualë shqiptaro-amerikan mbështesin Bekim Sejdiun për president të KosovësNjë grup prej 28 veprimtarësh dhe intelektualësh shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.Në një letër drejtuar liderëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, grupi ka bërë thirrje që Sejdiu të zgjidhet në postin e presidentit.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU31/08/2026 • 18:18Demaku: PDK ende nuk ka qëndrim për kandidaturën e Bekim SejdiutDeputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se në këtë parti ende nuk është diskutuar zyrtarisht për zhvillimet e sotme rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.Demaku deklaroi se PDK-ja nuk ka marrë ende ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU31/08/2026 • 17:47Berisha vlerëson marrëveshjen LVV-LDK: Zgjedhje në interes të KosovësKryetari i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, ka uruar Bekim Sejdiun për kandidaturën për President të Republikës së Kosovës, pas marrëveshjes së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.Berisha ka vlerësuar marrëveshjen e nënshkruar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e Sejdiut në postin e presidentit.Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar Sejdiun si personalitet të shquar në fushën e jurisprudencës kushtetuese dhe diplomacisë.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU31/08/2026 • 17:14Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim SejdiunVeprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e ambasadorit dhe profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës.Bajraktari e ka cilësuar marrëveshjen për tejkalimin e ngërçit politik si “lajm të mrekullueshëm për Kosovën”.Ai ka vlerësuar se Sejdiu do t’i ofrojë Kosovës një president serioz dhe të përgatitur, me përvojë në fushën juridike, shtetërore, akademike dhe diplomatike.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU31/08/2026 • 16:17Përflitej edhe vetë për president, Haki Demolli përshëndet kandidaturën e Bekim SejdiutIsh-ministri i Drejtësisë dhe ish-ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka përshëndetur nominimin e profesorit universitar Bekim Sejdiu si kandidat për president të Republikës së Kosovës.Demolli, i cili ditëve të fundit ishte përmendur gjithashtu si një prej emrave të mundshëm për këtë post, i ka uruar Sejdiut sukses në garën për kreun e shtetit.Në një reagim të tij, Demolli e ka cilësuar Sejdiun si “profesor dhe koleg të nderuar”, duke thënë se e gëzon fakti që një prej kolegëve të rinj të Fakultetit Juridik po merr përsipër një përgjegjësi të lartë shtetërore.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU31/08/2026 • 16:00Dakordimi për presidentin, ja kur mund të formohen institucionet e rejaDakordimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president pritet t’i hapë rrugë procesit të formimit të institucioneve të reja.Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, thotë se hapi i parë duhet të jetë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, në mënyrë që të funksionalizohet legjislatura e njëmbëdhjetë.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.31/08/2026 • 15:54Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnëOrganizata “Albanians for America” ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nominimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.Në një deklaratë, organizata ka vlerësuar përvojën akademike dhe profesionale të Sejdiut, duke theksuar angazhimin e tij ndaj shtetësisë së Kosovës, vlerave demokratike dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të vendit.Për të lexuar reagimin e plotë, klikoni KËTU.31/08/2026 • 15:44Jepni mendimin tuaj nëpërmjet votës31/08/2026 • 15:28Hoti del kundër Sejdiut për presidentDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, të propozuar përmes marrëveshjes mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.Për ta lexuar reagimin e tij të plotë: kliko këtu. 31/08/2026 • 15:26Haxhiu mirëpret marrëveshjen për presidentinUshtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar dakordimin si një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.Për ta lexuar reagimin e plotë të Haxhiut: Kliko këtu. 31/08/2026 • 15:24Osmani mbështet Bekim Sejdiun për presidentIsh-presidentja e Kosovës dhe deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës.Osmani e ka vlerësuar Sejdiun si një profesionist të dëshmuar dhe figurë me integritet, duke thënë se ai përfaqëson seriozitetin dhe vizionin që kërkon posti i presidentit.Për ta lexuar reagimin e saj të plotë: Kliko këtu.31/08/2026 • 15:22Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për presidentBekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për të kandiduar për president të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e tij.Për të lexuar deklaratën e plotë të tij: Kliko këtu.31/08/2026 • 15:17Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për presidentProfesori doktor Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë dakorduar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.Abdixhiku ka bërë të ditur para mediave pas takimit me Kurtin se nga 9 korriku janë zhvilluar takime dhe diskutime të vazhdueshme për çështjen e presidentit.Ai tha se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese dhe se palët kanë qenë të përkushtuara për të gjetur një emër konsensual.Më shumë kliko KËTU.

