Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e shoqëruar nga zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, dhe Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë e Forcave të Armatosura, me fokus rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe kontrolleve periodike. Ministrja Spahiu theksoi se prioriteti është që kontrolli të mos mbetet një mesazh sensibilizues, por të kthehet në një mundësi reale dhe të vazhdueshme për çdo grua. LEXO edhe...Spahiu dhe Gogu në burgun e Shënkollit, plan për përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe ngritjen e një institucioni të posaçëm mjekësor (VIDEO) Për këtë arsye, programi i depistimit të kancerit të gjirit është zgjeruar, duke përfshirë tashmë grupmoshën 45–65 vjeç, nga 50–60 vjeç që ishte më parë. Kjo do të thotë më shumë gra të përfshira në kontrolle dhe më shumë mundësi për diagnostikim në kohë. “Ne kemi zgjeruar grupmoshën e depistimit nga 50–60 në 45–65 vjeç, duke synuar të përfshijmë në këtë program më shumë se 345 mijë gra. Depistimi do të vijojë gjatë gjithë vitit, përmes strukturave spitalore dhe njësive të lëvizshme. Sepse diagnostikimi i hershëm mund të bëjë diferencën mes një sëmundjeje të zbuluar në kohë dhe një rreziku shumë më të madh për jetën”, u shpreh ministrja Spahiu. Ajo nënvizoi se politikat e shëndetësisë duhet të orientohen gjithnjë e më shumë drejt parandalimit, duke e vendosur qytetarin dhe nevojat e tij në qendër të sistemit. Në këtë drejtim, edhe projektbuxheti i vitit 2027 mbështet forcimin e programeve parandaluese, investimet në infrastrukturën shëndetësore dhe zgjerimin e aksesit në shërbime cilësore. Ministrja bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për një angazhim të përbashkët që gratë të mos e shtyjnë kontrollin e tyre shëndetësor, duke e konsideruar atë një përgjegjësi ndaj vetes dhe familjes. Nga ana e saj, zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, vlerësoi angazhimin e vajzave dhe grave të Forcave të Armatosura në aktivitetet ndërgjegjësuese, duke theksuar se kujdesi për shëndetin e gruas duhet të jetë pjesë e vëmendjes sonë çdo ditë të vitit. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, u ndal te rëndësia e një qasjeje gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit të gruas, duke rikujtuar se krahas depistimit të kancerit të gjirit, gratë kanë mundësi të kryejnë edhe testimin për HPV, për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës, pranë qendrave shëndetësore ku janë të regjistruara. Gjatë periudhës janar–tetor 2026 janë kryer në të gjithë vendin 13,948 ekzaminime mamografike, nga të cilat 5,275 vetëm gjatë muajit tetor. Këto shifra tregojnë rëndësinë e fushatave ndërgjegjësuese, por edhe nevojën që kontrollet të vijojnë me të njëjtin intensitet gjatë gjithë vitit. A.C/ReportTv.al Pranvera Skana Klodiana Spahiu kanceri i gjirit Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.6% Jo 42.5% Nuk e di 8% Vota total: 702 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
