Briken Calja ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare 2026 që po zhvillohen në Taranto të Italisë. 36-vjeçari rezultatin më të lartë pati medaljen e artë në stilin e shkëputjes në peshëngritje, duke ngritur në provën e tretë 154 kilogramë. Kjo provë rezultoi edhe rekord mesdheu në kategorinë 75 kilogramë, ndërsa i dha Brikenit medaljen e artë. Në stilin e shtytjes Briken Calja realizoi vetëm provën e dytë, duke ngritur 184 kilogramë. Kjo i mundësoi peshëngritësit të Shqipërisë vendin e tretë në këtë disiplinë dhe për rrjedhojë medaljen e bronztë. Në total Briken Calja ngriti 338 kilogramë, 2 më pak se turku Genc Fehmi. LEXO EDHE:Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria pa medalje në xhudo dhe qitje, eliminohen Çullhaj, Brahimaj e Konini Me dy medaljet e Briken Caljes Shqipëria shkoi në kuotën e 5 medaljeve në Lojërat Mesdhetare. Më herët, të 3 medaljet kishin ardhur nga sporti i mundjes. Medalje ari fitoi Islam Dudajev, medalje argjendi Zelimkhan Abakarov dhe medalje bronzi Ardit Zeneli. Lojërat Mesdhetare të Tarantos kanë nisur me 21 gusht dhe përfjnë me 3 shtator. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:10 Briken Calja shkëlqen në Lojërat Mesdhetare, Begaj: Një rekord i ri që na bën krenarë Foto: Bajram BegajPresidenti Bajram Begaj ka përgëzuar peshëngritësin Briken Calja për fitimin e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.Calja shkëlqeu në kategorinë deri në 75 kilogramë, duke thyer edhe katër rekorde mesdhetare.Kreu i Shtetit e cilësoi rezultatin një arritje që bën krenare të gjithë Shqipërinë.“Urime peshëngritësit tonë, Briken Calja, për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026! Një rekord i ri që na bën krenarë. Urime, Briken! Shqipëria krenohet me ty!”, shkroi Presidenti Begaj. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ne.k./Xh.K/Shqiptarja.com TAG: peshengritje lojerat mesdhetare Briken Calja Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.7% Drejtësia 65.6% Nuk e di 3.7% Vota total: 2683 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

