Lajme Zone
Kamioni bie nga rrethrrotullimi i TEG-ut, mjeti ndahet në dy pjesë
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Kamioni bie nga rrethrrotullimi i TEG-ut, mjeti ndahet në dy pjesë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia e rrethrrotullimit.

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia e rrethrrotullimit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti është ndarë në dy pjesë, duke pësuar dëme të mëdha materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të kamionit, ndërsa shkaqet që çuan në daljen e mjetit nga rruga mbeten ende nën hetim.

Policia pritet të japë informacion zyrtar mbi dinamikën e plotë të aksidentit sapo të përfjnë veprimet e para hetimore. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)