Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një motorist shihet duke shkelur semaforin e kuq dhe duke rrezikuar kalimtarët që po kalonin në vijat e bardha në Tiranë.
Siç shihet dhe në pamje, drejtuesi i motorit futet me të kuqe në semafor të paktën dy herë, në kryqëzime të ndryshme. Në të dyja rastet, semafori për këmbësorët është i gjelbër dhe qytetarët kanë nisur të kalojnë rrugën.
Motori kalon mes automjeteve dhe pranë këmbësorëve, duke krijuar momente të rrezikshme për ata që ndodheshin në rrugë.
Denoncuesi e cilëson drejtuesin si një “kamikaz” dhe shprehet i shqetësuar për mënyrën e drejtimit të tij në rrugët e kryeqytetit.
Raste të tilla, ku drejtuesit nuk respektojnë sinjalistikën dhe semaforët, përbëjnë rrezik jo vetëm për ta, por edhe për këmbësorët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Pamjet i lihen në dispozicion Policisë Rrugore për identifikimin e drejtuesit dhe marrjen e masave nëse konstatohen shkelje të rregullave të qarkullimit. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

