Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një parakalim të rrezikshëm në tunelin e fundit nga Bulqiza drejt Tufinës.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një SUV i zi që futet në korsinë e kundërt për të parakaluar automjetet përpara, brenda tunelit.
Sipas denoncuesit, drejtuesi e ka përsëritur të njëjtën manovër të rrezikshme edhe për herë të dytë.
“Nuk e bëri vetëm një herë, po e bëri 2 herë të njëjtin gabim.”
Parakalimi brenda tunelit, veçanërisht duke hyrë në korsinë e kundërt, mund të krijojë rrezik për drejtuesit që vijnë përballë.
JOQ Albania publikon pamjet dhe kërkon që autoritetet të verifikojnë rastin dhe, nëse konstatohen shkelje, të merren masat përkatëse. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

