Lajme Zone
“Kamikazët me motora djegin gomat deri në 4 të mëngjesit çdo ditë”/ Banori denoncon ndotjen akustike te Komuna e Parisit
Të tjeraJOQ Albania

“Kamikazët me motora djegin gomat deri në 4 të mëngjesit çdo ditë”/ Banori denoncon ndotjen akustike te Komuna e Parisit

Një banor i Komunës së Parisit në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar zhurmat e vazhdueshme gjatë natës në zonën e rrugës “Bill Clinton”.

Një banor i Komunës së Parisit në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar zhurmat e vazhdueshme gjatë natës në zonën e rrugës “Bill Clinton”.

Sipas tij, një motorist kryen manovra dhe djeg gomat gjatë natës, duke krijuar zhurma të forta në një zonë të rrethuar nga pallate banimi.

Banori pretendon se situata përsëritet çdo ditë dhe vazhdon deri në orët e para të mëngjesit, madje deri në 4:00.

“Nëse fishekzjarret janë në mesnatë, këto vazhdojnë deri në 4 të mëngjesit. Më shqetësuese është zhurma në çdo orar.”

Në pamjet e filmuara gjatë natës dëgjohen zhurma dhe krisma në zonën e banuar, ndërsa nga videoja nuk mund të përcaktohet me siguri nëse të gjitha zhurmat vijnë nga djegia e gomave.

Banori kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për kontrollin e situatës dhe zbatimin e rregullave për ndotjen akustike në zonat e banuara.

JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e banorit, duke kërkuar që rasti të verifikohet nga autoritetet. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)