Një video e mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania tregon momentin kur tre persona i marrin porosinë nga dora një korrieri të huaj dhe largohen me vrap pa paguar.
Në pamjet e regjistruara nga kamera e trupit të korrierit shihet momenti kur ai nxjerr porosinë nga çanta termike. Personat afrohen, marrin ushqimin dhe largohen me shpejtësi.
Korrieri tenton t’i ndalojë, por ata largohen me porosinë, ndërsa e gjithë ngjarja vijon të regjistrohet nga kamera.
Pavarësisht polemikave dhe diskutimeve që ekzistojnë sot në shoqëri për ardhjen në masë të emigrantëve dhe punëtorëve të huaj në Shqipëri, vjedhja mbetet një akt i gabuar, i shëmtuar dhe i patolerueshëm.
Të përfitosh nga fakti se përballë ke një shtetas të huaj, me idenë se “nuk do të kesh pasoja”, është një veprim jo njerëzor.
Nuk ka rëndësi nga vjen tjetri. Vjedhja është vjedhje dhe mbetet një akt i shëmtuar. Respekti për punën dhe dinjitetin e tjetrit duhet të jetë mbi çdo paragjykim apo pretekst.
Nëse i njihni personat në video ose keni informacion për ngjarjen, mund të kontaktoni redaksinë e JOQ Albania. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

