Lajme Zone
Kamëz/ Bie në kontakt me telat e tensionit të lartë, vdes 27-vjeçari! Po rregullonte depozitën e ujit mbi tarracën e shtëpisë së xhaxhait (EMRI)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kamëz/ Bie në kontakt me telat e tensionit të lartë, vdes 27-vjeçari! Po rregullonte depozitën e ujit mbi tarracën e shtëpisë së xhaxhait (EMRI)

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në banesën e xhaxhait të tij, teksa 27-vjeçari ishte duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, kur ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër shtëpisë.

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku një 27-vjeçar, Roland Toshi, ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në banesën e xhaxhait të tij, teksa 27-vjeçari ishte duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, kur ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës. LEXO edhe...Zbuloi informacione që çuan në dënimin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, ish-e dashura e Charles McGonigal gjendet e vdekur në rrethana misterioze I riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur të mbijetojë. Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Njoftimi i Policisë: Kamëz/Informacion paraprak-Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. R.Xh/ReportTv.al spitali i traumes tensioni i larte Vdekje kamez Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.9% Drejtësia 65.7% Nuk e di 3.4% Vota total: 2193 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?