Lajme Zone
“Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim”/ U lirua nga burgu, reagon ish-ministri Ilir Beqaj: Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

“Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim”/ U lirua nga burgu, reagon ish-ministri Ilir Beqaj: Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime

Pa kaluar shumë orë nga kthimi në shtëpi me vendim gjyqësor, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar jo vetëm duke shprehur lumturinë që gjendet pranë familjes dhe që do të ketë mundësi të aksesojë fashikujt, por edhe duke kritikuar mbajtjen në paraburgim.

Pa kaluar shumë orë nga kthimi në shtëpi me vendim gjyqësor, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar jo vetëm duke shprehur lumturinë që gjendet pranë familjes dhe që do të ketë mundësi të aksesojë fashikujt, por edhe duke kritikuar mbajtjen në paraburgim. “Në fakt, kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit”, deklaron përmes avokatit të tij ish-funksionari i akuzuar prej SPAK.

Kur Gjykata e Posaçme e ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie, Beqaj kujton se akuzohet si funksionar i lartë “në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Kodin e Procedurës Penale”.

“Mora vesh se dje më kishte dërguar selam edhe doktor Berisha”, deklaron Beqaj nga arresti shtëpiak.

“Nuk do t’i përgjigjem këtu, sepse në vjeshtë do t’i jap mundësinë të thotë edhe më shumë, kur të vijë si dëshmitar në procesin për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale”.

Ish-ministri i Shëndetësisë, i cili tashmë e ka masën e arrestit shtëpiak për llogari të dosjes së agjencisë SASPAC, shton se ka shërbyer për tre vjet e gjysmë si ministër i Shëndetësisë dhe për dy vjet si drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut.

“Aktualisht kam njëkohësisht tri procedime penale në SPAK, me hetime që, të marra së bashku, zgjasin prej 16 vjetësh”, thotë ish-funksionari për çështje për të cilat nuk ka ende asnjë dënim.

Në kohën kur masa u zbut sepse përfunduan afatet e paraburgimit, meqenëse gjyqtarja e seancës paraprake ktheu pas fashikujt për hetime shtesë, ish-funksionari këmbëngul se nuk i është gjetur as edhe një qindarkë apo një cent që të tregojë se pasuria i është shtuar në mënyrë të paligjshme, si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të lidhura me detyrat shtetërore.

Postimi i Yzeirajt:

Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:

Fundi i një paraburgimi të pajustifikuar!

Dje pati shumë lajme se gjykata më kishte liruar nga burgu.

Në të vërtetë, deri më sot, nuk kam qenë asnjë ditë i burgosur. I burgosur është një person i dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë.

Unë kam qenë për 25 muaj në paraburgim, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut. Prej 16 muajsh jam edhe i pandehur nga SPAK-u, por, deri më sot, nuk kam marrë asnjë dënim, qoftë edhe në shkallën e parë.

Gjykata vendosi dje se qëndrimi im në paraburgim nuk mbështetej më në dispozitat e procedurës penale. Afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, çka e bënte të pavlefshëm vendimin për paraburgim të datës 03.07.2024. Ky fakt u pranua edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës.

Vendimi i djeshëm u parapri nga një vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i dhënë pak ditë më parë. Në atë vendim u arsyetua se argumentet dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës ishin të pamjaftueshme për të vijuar gjykimin.

Në fakt, kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit. Akuzohem si funksionar i lartë, në kundërshtim me Kushtetutën, me Kodin e Procedurës Penale, me tri vendime gjyqësore të dhëna drejtpërdrejt për rastin tim, si dhe me jurisprudencën e GJKKO-së.

Kam shërbyer për tre vjet e gjysmë si ministër i Shëndetësisë dhe për dy vjet si drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut.

Aktualisht kam njëkohësisht tri procedime penale në SPAK, me hetime që, të marra së bashku, zgjasin prej 16 vjetësh: 6,5 + 6,5 + 3. Megjithatë, ende nuk kam asnjë dënim, as në shkallën e parë. Gjatë gjithë këtyre hetimeve nuk është gjetur as edhe një qindarkë apo një cent që të tregojë se pasuria ime është shtuar në mënyrë të paligjshme, si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të lidhura me detyrat e mia shtetërore.

Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime. Jam gjithashtu i kënaqur që, duke filluar nga shtatori, do të marr pjesë në proceset penale jo më nga kafazi i sigurisë dhe do të kem akses në versionin elektronik të fashikujve hetimorë. Këto të drejta, të garantuara nga Konventa Evropiane, Kushtetuta dhe legjislacioni procedural penal, më janë mohuar në mënyrë të paligjshme nga gjykatat, organi i akuzës dhe administrata e burgjeve.

Ftoj këdo që ka mundësi ta vazhdojë betejën për këto kauza, sepse ato i shërbejnë procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së armëve.

Mora vesh se dje më kishte dërguar selam edhe doktor Berisha.

Nuk do t’i përgjigjem këtu, sepse në vjeshtë do t’i jap mundësinë të thotë edhe më shumë, kur të vijë si dëshmitar në procesin për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale.

Pushime të mbara!

Rishihemi në shtator. Top Channel