Aktivisti Ardesjan Binjakaj, pjesëmarrës në protestën në Sheshin Skënderbej ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ka një “kontratë me 800 mijë shqiptarë”, duke e cilësuar këtë si një kontratë të prishur. “Ai tha se ka bërë kontratë me 800 mijë shqiptarë. Por këtë kontratë e ka prishur vetë, sepse ai e ka vulosur”, u shpreh protestuesi. Sipas tij, qeveria duhet të marrë parasysh të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike apo mënyrës se si kanë votuar.
“Ne paguajmë taksa. Edhe nëse ai nuk është zgjedhur me votën time, ai duhet të heqë egon mënjanë dhe të na përfaqësojë denjësisht në sytë e botës”, deklaroi aktivisti. Protestuesit vijojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi në Sheshin Skënderbej pritet të pasohet nga marshimi drejt Kryeministrisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aktivisti
