Lajme Zone
‘Kam harruar kodin e kasafortës’/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani
Të tjeraReport TV

‘Kam harruar kodin e kasafortës’/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

Osmani rrezikon të marrë një dënim deri në 5 vite burgim. Siç rezulton edhe në dosje, Kthella, ka rënë pre e mashtrimit financiar pasi shumën ia kishte dhënë shoqes së saj t'ia ruante, por kur ia ka kërkuar paratë, ajo i ka nxjerrë justifikime të ndryshme për të mos ia kthyer.

Anela Osmani, vajza që mashtroi Kejvina Kthellën, ish-të dashurën e të dënuarit me burgim përjetë, Redjan Rrajës, është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Mashtrimit”, duke rrezikuar të marrë një dënim deri në 5 vite burgim. Vendimi për marrjen të pandehur të Anela Osmanit, e cila tashmë punon dhe si kryeinspektore në një institucion të shëndetësisë shqiptare, është marrë nga prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ku pas disa muajve hetimesh është provuar se Osmani i ka marrë shumën prej 8 mijë euro, Kejvina Kthellës duke mos ia kthyer më. LEXO edhe...Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI) Siç rezulton edhe në dosje, Kthella, ka rënë pre e mashtrimit financiar, pasi shoqja e saj, i ka marrë një shumë financiare prej 8 mijë euro, duke i premtuar se do t’ia mbante por nuk ja ka kthyer më. Në muajin maj 2026, Anela Osmani nga qyteti i Gramshit është proceduar nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit”. Ndërsa tashmë ajo është marrë e pandehur dhe dosja kundër saj është dërguar në gjykatë. Rasti është denoncuar në policinë e Tiranës në fillim të muajit maj 2026, ndërsa në datën 7 maj, materiali hetimor ka mbërritur për veprime hetimore në prokurori. Fillimisht prokurori i çështjes, ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për të ndaluarën Anela Osmani, e cila sipas tij ka konsumuar veprën penale të “Mashtrimit” për paragrafin e parë, duke mos kaluar në sjelljen e pasojave të rënda. Sipas kallëzimit që Kejvina Kthella ka bërë në polici, sasinë prej 8 mijë euro ajo e kishte kursyer nga të ardhurat e punës. Këtë shumë ajo ja ka lënë në ruajtje shoqes së saj të lagjes, Anela Osmani, pasi vetë Kejvina do shkonte në banesën e të afërmve të saj në Lezhë. Për shkak se në shtëpinë në Tiranë, do shkonte pastruesja, sasinë e parave e ka hequr dhe ia ka dhënë në ruajtje, Anela Osmanit. Kjo e fundit ka marrë shumën financiare dhe sot e kësaj dite nuk ia ka kthyer megjithëse, prokuroria e Tiranës ka nisur një dosje penale për “Mashtrim”. Anela Osmani, ka filluar të justifikohet para Kejvina Kthellës duke i pohuar kësaj të fundit se lekët i kishte futur në kasafortë, por nuk munda ta hapte kasafortën pasi e kishte harruar kodin e saj. Mirëpo pas këmbënguljes së Kejvinës, Anela Osmani, ka hapur kasafortën dhe lekët nuk ishin aty. Anela Osmani, ka vijuar sërish me mashtrime, duke vijuar të justifikohet se sasinë prej 8 mijë euro e kishte futur në llogarinë e saj në bankë, por llogaria tashmë ishte bllokuar nga përmbarimi dhe s’mund të kryente veprime tërheqje. Pas këtyre pretendimeve mashtruese, Kejvina Kthella, i është drejtuar policisë së Tiranës duke depozituar kallëzim penal ndaj shoqes së saj, Anela Osmani. Kjo e fundit është arrestuar nga policia dhe në muajin maj 2026 ka dalë para gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Tashmë çështja penale kundër Anela Osmanit, është dërguar në gjyq si e pandehur për akuzën e “Mashtrimit.” P.J/ReportTv.al mashtrim kejvina kthella anela osmani Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.1% Drejtësia 67.4% Nuk e di 3.5% Vota total: 4058 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?