Lajme Zone
Kaloi ilegalisht në SHBA me motor uji dhe hyri Live në rrjetet sociale, arrestohet shqiptari
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kaloi ilegalisht në SHBA me motor uji dhe hyri Live në rrjetet sociale, arrestohet shqiptari

Shtetasi shqiptar Romeo Bajrami është akuzuar nga autoritetet federale amerikane se ka hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara duke përdorur një motor uji Sea-Doo të marrë me qira në Kanada. Sipas dokumenteve gjyqësore, ai dyshohet se ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook momentin e kalimit të lumit St. Clair, ndërsa në video shfaqet duke bërë lip-sync me këngën "A.W.A" të Lacrim dhe French Montana. Hetimi nisi pasi Bajrami nuk e ktheu motorin e ujit të marrë me qira nga kompania Gordon’s Watersports, duke u përgjigjur me fjalët: "Nuk më intereson, mbajini paratë."

Autoritetet kanadeze dhe amerikane nisën kërkimet pasi mjeti nuk u kthye, ndërsa më vonë ai u gjet i braktisur pranë brigjeve të Port Huron. Hetuesit siguruan pamje nga kamerat e sigurisë dhe analizuan videon e publikuar në Facebook, e cila sipas tyre përmbante edhe të dhëna gjeolokacioni që përputheshin me zonën e kalimit ilegal. Sipas dosjes, Bajrami kishte hyrë më parë në SHBA me vizë turistike në vitin 1995, por nuk kishte fituar status të ligjshëm qëndrimi.

Pas afro një viti hetime, agjentët federalë zbuluan se Bajrami ndodhej i arrestuar në një burg në Boston, ku ndaj tij u vendos edhe një urdhër ndalimi për arsye emigracioni. Prokuroria federale në Detroit e ka akuzuar për hyrje të paligjshme në SHBA, një vepër penale që, nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me deri në gjashtë muaj burg. Sipas dokumenteve të gjykatës, ai aktualisht nuk ka një avokat mbrojtës të regjistruar në çështje.