Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, lidhur me atë që PD e quan aferë “ALBANIAN FILES”.
Sipas kallëzimit të bërë nga PD, nga përmbajtja e këtij libri, zbardhet skema se si Rama, me detyrë Kryeministër/Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit përzgjidhte studiot ndërkombëtare të artitekturës, i kontaktonin, takonin dhe më pas krijonin lidhjet me investitorë apo ndërtues shqiptarë. Këta të fundit paguanin shuma të larta për projektimin dhe më pas përfitonin leje ndërtimi për ndërtimin e pallateve, kullave, hoteleve apo resorteve në Tiranë dhe zonat bregdetare të vendit.
Në kallëzim përmenden disa raste dhe projekte konkrete./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

