Një studim i ri ka zbuluar se zëvendësimi i sobave me gaz me modele elektrike mund të përmirësojë ndjeshëm simptomat e astmës dhe cilësinë e ajrit në shtëpi. Studimi i kryer nga Metro Health në Ohio analizoi 85 familje, duke matur simptomat e astmës dhe ndotjen e ajrit para dhe pas ndryshimit të sobave.Lexo edhe:A duhet të fle me ventilator ndezur? Ja cilat janë përparësitë dhe disavantazhet Një nga pjesëmarrësit ishte 37-vjeçari Paul Moore nga Cleveland, Ohio, i cili pas ndërrimit të sobës tha se për herë të parë pas më shumë se 10 vitesh mundi të merrte frymë më mirë dhe të luante basketboll me fëmijët e tij. Paul u monitorua për katër javë para zëvendësimit të sobës dhe katër javë pas instalimit të sobës elektrike në qershor 2025. Ai kishte vuajtur nga probleme me frymëmarrjen që në moshën 12-vjeçare. "Është diçka kaq e vogël që më ka ndryshuar jetën. Pas vendosjes së sobës së re elektrike, ndjeva të paktën 80 për qind ndryshim në ajrin e shtëpisë dhe në gjendjen time," tha ai. Ai tregoi se më parë mezi e përfnte turnin e punës për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe lodhjes, por pas ndryshimit filloi sërish të luante basketboll me fëmijët dhe familja vuri re përmirësimin. Studimi, i udhëhequr nga Ash Sehgal, zbuloi se pacientët me astmë patën një ulje të madhe të përkeqësimeve të sëmundjes, më pak vizita në spital dhe më pak ditë mungesash në punë. Sipas Sehgal, përfitimi ishte më i madh nga sa pritej. Mesatarisht, pjesëmarrësit kaluan nga simptoma të moderuara të astmës në simptoma të lehta, një përmirësim më i madh se ai që zakonisht arrihet vetëm me trajtime mjekësore. Në 44 shtëpi ku u mat ndotja e ajrit, nivelet e dyoksidit të azotit ranë mesatarisht me 70 për qind. Pas përvojës së tij, Paul u bëri thirrje njerëzve të konsiderojnë kalimin te sobat elektrike. Ai tha se tani punon normalisht, ndihet më energjik dhe përdor shumë më rrallë inhalatorin për astmën. /SF Weekly – Syri.net

