Lajme Zone
Kalendari i “hekurt” i negociatave/ Tirana dhe Brukseli do diskutojnë 31 kapituj në 12 muaj
PolitikëABC News Albania

Kalendari i “hekurt” i negociatave/ Tirana dhe Brukseli do diskutojnë 31 kapituj në 12 muaj

Komisioni Europian nuk do të humbë më kohë, pas mbylljes së 4 kapitujve të parë, synon që brenda 2 muajve të fundit të 2026 të mbyllë dhe 6 kapituj të tjerë.

Komisioni Europian nuk do të humbë më kohë, pas mbylljes së 4 kapitujve të parë, synon që brenda 2 muajve të fundit të 2026 të mbyllë dhe 6 kapituj të tjerë.

KALENDARI I NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË

KAPITUJT BRENDA 2026 Pronësia intelektuale

Politika ekonomike dhe monetare

E drejta e shoqërive tregtare

Peshkimi dhe akuakultura

Rrjetet transeuropiane

Politika e jashtme dhe sigurisë Pra, brenda 2026, me këtë kalendar, Shqipëria mbyll 10 kapitujt e parë negociues.

Në 6 mujorin e parë të 2027, planifikohet mbyllja e 10 kapitujve të tjerë negociues për Shqipërinë.

Duke nisur me

KALENDARI I NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË

KAPITUJT JANAR-QERSHOR 2027 Prokurimi publik

E drejta dhe liria për të ofruar shërbime

Lëvizja e lirë e kapitalit

Transformimi digjital dhe media

Bashkimi Doganor

Kontrolli financiar

Politika e transportit

Politika sociale dhe punësimi

Shërbimet financiare

Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit 6 mujori i dytë, që do të jetë dhe kilometri i fundit i negociatave, pritet të jetë dhe më i vështiri nga cilesia dhe sasia.

Përtej numrit të madh të kapitujve që do të duhet të mbyllen brenda një kohe të shkurtër, 15 kapituj, të cilët do të jenë dhe më të vështirët. Nga siguria ushqimore, bujqësia, mjedisi e deri tek gjyqesori e drejtësia.

Grupikapitulli Themeloret do të vendosin përfundimisht mbylljen e negociatave në dhjetor 2027.

KALENDARI I NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË

KAPITUJT KORRIK-DHJETOR 2027 Lëvizja e lirë e punëtorëve

Politika e konkurrencës

Bujqësia dhe zhvillimi rural

Tatimet

Lëvizja e lirë e mallrave

Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare

Statistikat

Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore

Energjia

Mjedisi dhe ndryshimet klimatike

Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Drejtësia, liria dhe siguria

Dispozitat financiare dhe buxhetore

Institucionet

Çështje të tjera Por parimisht, Komisioni Europian i ka rekomanduar me këtë udhërrëfyes Këshillit të BE, të mos humbasë kohë, dhe të nisë paralelisht hartimin e Traktatit të Anëtarësimit përgjatë 2027 ndërkohë që Shqipëria mbyll negociatat një pas një.

E njëjta rrugë që BE ndoqi edhe me Malin e Zi.

Ky Traktat do të jetë gati për vitin 2028, kur Shqipëria sipas planit të ketë mbyllur negociatat dhe kalojë në nivelin tjetër, të vijojë me procedurat për anëtarësim me të drejta të plota në BE.

Anëtarësimi synohet të ndodhë në 2030, sipas objektivit që ka Shqipëria, por Brukseli nuk ka përjashtuar edhe 2029-ën. Deri atëherë, udhërrëfyesi i KE ka kalendarin për anëtarësimin gradual.

Dialogu për këtë instrument të ri europian, do të fillojë në 3-mujorin e parë të 2027. BE do të përgatisë fillimisht një paketë financiare në mbështetje të Shqipërisë, ndërsa Shqipëria me integrimin gradual do të ketë mundësinë të ketë akses në tregun e përbashkët europian dhe lëvizjen e lirë, sidomos në sektorët e energjisë, transportit, sektorit dixhital, siguri dhe mbrojtje, biznes dhe përfitimet për qytetarët. Për fusha specifike, Shqipëria do të duhet të plotësojë kushte për të përfituar tregu ekonomik, para se të anëtarësohet plotësisht. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet