Lajme Zone
Kalaja: Shërbimet turke disponojnë video komprometuese me eksponentë të PS-së
PolitikëPolitiko

Kalaja: Shërbimet turke disponojnë video komprometuese me eksponentë të PS-së

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi deklaratën e raportuar të Pandeli Majkos në Asamblenë e PS-së, lidhur me rreth 1000 orë filmime që dyshohet se përmbajnë episode korruptive dhe erotike me eksponentë të kësaj force politike. I ftuar në News24, Kalaja tha se këto materiale nuk janë thjesht thashetheme, ndërsa ai e lidhi deklaratën e Majkos edhe me çështjen e ish-z

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi deklaratën e raportuar të Pandeli Majkos në Asamblenë e PS-së, lidhur me rreth 1000 orë filmime që dyshohet se përmbajnë episode korruptive dhe erotike me eksponentë të kësaj force politike. I ftuar në News24, Kalaja tha se këto materiale nuk janë thjesht thashetheme, ndërsa ai e lidhi deklaratën e Majkos edhe me çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Gjatë diskutimit, ai përmendi edhe emrin e Niko Peleshit, duke pretenduar se edhe ky i fundit shfaqet në disa prej videove.

“Sa u përket filmimeve, që nuk janë më legjendë urbane, Majko i referohet, mendoj unë, çështjes së Ballukut dhe videove të tjera, ku, në dijeninë time, është përfshirë edhe Niko Peleshi. Minimalisht, të mos vëmë në dyshim seriozitetin e Majkos”, u shpreh Kalaja.

Më tej, Kalaja tha se shërbimet turke disponojnë informacione për ekzistencën e videove me përmbajtje komprometuese, ku përfshihen figura të rëndësishme të PS-së.

“Shërbimet turke i kanë këto informacione në raport me video skandaloze, erotike dhe korruptive. Me aq informacion sa kam unë, edhe Niko Peleshi është pjesë e këtyre videove, por nuk po jap më shumë informacion. Ka eksponentë të lartë të PS-së”, deklaroi ai. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm