Lajme Zone
"Kabaja Myzeqare", mbahet në Krutje të Lushnjës edicioni i 6-të i festivalit folklorik
KulturëReport TV

"Kabaja Myzeqare", mbahet në Krutje të Lushnjës edicioni i 6-të i festivalit folklorik

Tingujt e sazeve dhe ritmet e folklorit myzeqar u dëgjuan për të gjashtin vit në festivalin "Kabaja Myzeqare", që u zhvillua në Krutje të Lushnjës. Festivali solli në skenë grupet më përfaqësuese të zonës, ndërsa autoritetet vendore apeluan për ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie kulturore te brezat e rinj.

Për të 6-in vit radhazi në Krutje të Lushnjës u mbajt festivali "Kabaja Myzeqare", një mbrëmje kushtuar folklorit. Grupet e sazeve popullore nga Lushnja, Divjaka, Fieri, Berati, Kuçova, Dimali dhe Belshi performuan pjesë nga gurra popullore e trevës së Myzeqesë trashëgimi kulturore prej shekujsh. LEXO edhe...Po drejtonte automjetin me shpejtësi tej normale, gjobitet me 80 mijë lekë e reja nga Fieri, i pezullohet për 12 muaj patenta Udhëheqësi artistik i këtij festivali Albert Kajno, kishte një thirrje të veçantë që të rinjtë të ruajnë vlerat e folklorit Myzeqar. “Ta përçojnë traditën tonë, por edhe muzikën folk ta ruajnë sepse është duke humbur. Megjithatë shoh që ka interes të lartë edhe nga të rinjtë, edhe kërkesa. I aplikojnë këto muzikat tonë popullore”, tha Albert Kajno, udhëheqës artistik i festivalit. Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa u ndal te performanca e valles dyshe Myzeqare, e shpallur si një nga monumentet kulturore jomateriale. “Kënaqësia më e madhe ishte grupi i Lushnjes që përfaqësohet nga asambli Vaçe Zela, sot përformoi vallen Myzeqare, të cilën ne kemi arritur ta fusim të monumentet kulturore jomateriale. Shpresojmë shumë që më pas do të kemi mundësi ta promovojmë edhe drejt UNESCOS”, tha kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa. Vendin e parë e zuri grupi i sazeve Krutje, vendin e dytë grupi i sazeve Seman Fier dhe vendin e tretë Kozare Dimal. R.Xh/ReportTv.al Krutje festival folklorik kabaja myzeqare Fier lushnje Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.6% Jo 33.7% Disi 4.7% Vota total: 2852 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?