Një apel humanitar ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare, e cila ndodhet në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.
Sipas saj, një grua e moshuar, e cila prezantohet me emrin Vjollca Dragoi, ndodhet e vetme në spital dhe nuk arrin të japë asnjë informacion për familjarët apo vendbanimin e saj. Qytetarja thotë se e moshuara duket e çorientuar dhe dyshohet se ka probleme me kujtesën.
Nëse dikush e njeh zonjën ose ka informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kontaktimin e familjarëve të saj, ju lutemi të paraqitet pranë Spitalit Rajonal të Durrësit ose të njoftojë të afërmit e saj sa më shpejt.
Çdo shpërndarje e këtij njoftimi mund të ndihmojë që familja e saj ta gjejë sa më shpejt.

