Lajme Zone
“Ka ngelur vetëm 10 metra asfalt”/ Banori denoncon rrugën e lënë përgjysmë në 5 Maj
Të tjeraJOQ Albania

“Ka ngelur vetëm 10 metra asfalt”/ Banori denoncon rrugën e lënë përgjysmë në 5 Maj

Një banor i lagjes “5 Maji” në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një segmenti rruge pranë rrethrrotullimit në fund të lagjes.

Një banor i lagjes “5 Maji” në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një segmenti rruge pranë rrethrrotullimit në fund të lagjes.

Sipas tij, prej rreth një viti e gjysmë banorët presin për përfundimin e punimeve, ndërsa rruga ka mbetur e pashtruar në një segment prej rreth 10 metrash.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet rruga e mbuluar me dhe dhe zhavorr, ndërsa përgjatë saj dallohen edhe pirgje me mbetje inerte dhe materiale ndërtimi.

Në video shfaqen ndërtesa dhe pallate të reja, ndërsa rruga përpara tyre ka mbetur e papërfunduar. Në një prej pamjeve, hyrja e një garazhi të shtruar me pllaka lidhet drejtpërdrejt me segmentin e rrugës me dhe.

Kontrasti duket edhe më qartë në pamjet e mbrëmjes. Në njërën anë shihet segmenti i pashtruar, ndërsa vetëm pak metra më tej nis rruga e asfaltuar, e ndriçuar dhe e rrethuar nga pallate të reja.

Banori thotë se situata ka krijuar shumë pluhur dhe, sipas tij, po dëmton automjetet e banorëve, duke ndikuar edhe në shpenzimet e tyre të përditshme.

“Lagjja është copë-copë, ka ngelur vetëm për 10 metra asfalt dhe bëhet vendi gjithë pluhur. Po dëmtojmë makinat tona çdo ditë, po na ndikon në jetë dhe në anën financiare”, shprehet ai.

Ai pretendon gjithashtu se banorëve u janë bërë premtime për përfundimin e rrugës, por ndërhyrja ende nuk është kryer.

Në pamjet e ditës shihen edhe disa kosha mbeturinash të rrethuar nga mbetje të shpërndara, përfshirë kuti kartoni, sende të vjetra dhe mbetje të tjera.

Banori kërkon ndërhyrjen e Bashkisë Tiranë për përfundimin e segmentit të rrugës dhe përmirësimin e situatës në zonë.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga banori, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e Bashkisë Tiranë lidhur me problematikën e ngritur. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)