Lajme Zone
Ka bërë krenarë shqiptarët në botë, kolonelja: Kam respekt për Policinë e Shtetit, por ajo që kam parë është zhgënjyese
PolitikëBalkanWeb

Ka bërë krenarë shqiptarët në botë, kolonelja: Kam respekt për Policinë e Shtetit, por ajo që kam parë është zhgënjyese

Një nga emrat më të njohur në atletikën shqiptare, Luiza Gega ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë protestave studentore dhe dhunën e ushtruar nga policia.

Një nga emrat më të njohur në atletikën shqiptare, Luiza Gega ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë protestave studentore dhe dhunën e ushtruar nga policia. Kolonelja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet e tmerruar për atë që ka parë këto ditë. “Kam pasur dhe vazhdoj të kem shumë respekt për uniformën e Policisë së Shtetit. Por ajo që kam parë këto dy ditë është zhgënjyese. Uniforma duhet të jetë simbol i sigurisë dhe mbrojtjes, jo i frikës dhe dhunës ndaj gjimnazistëve dhe të rinjve që kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre”, shkruan Gega. Screenshot 2026 10 16 123713 (1) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb