Lajme Zone
“Ju erdhi fundi”, qytetarët nisin marshimin në ditën e 47-të të rezistencës
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Ju erdhi fundi”, qytetarët nisin marshimin në ditën e 47-të të rezistencës

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, ka nisur marshimi i protestës së 47-të qytetare në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, ka nisur marshimi i protestës së 47-të qytetare në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta kundër klasës politike, qytetarët po marshojnë në bulevardet e Tiranës, duke brohoritur në kor: "Ju erdhi fundi", si dhe thirrjet e zakonshme "Rama n'burg, Berisha n'burg" dhe "Revolucion!".

Protesta, që ka hyrë në ditën e saj të 47-të radhazi, vijon të mbajë të njëjtin mesazh: kërkesën për largimin e klasës politike që ka qeverisur vendin për më shumë se tre dekada.

Pjesëmarrësit e konsiderojnë vazhdimësinë e protestës si simbol të një rezistence qytetare që nuk është zbehur me kalimin e ditëve. Pas 47 mbrëmjesh radhazi në shesh, ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të dëgjohen. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)