Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Ju erdhi fundi!”/ Protestuesit thirrje qytetarëve që t’i bashkohen revoltës: Çohuni nga gjumi!


Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë. Teksa kaluan pranë Librit Universitar, ata iu drejtuan qytetarëve me thirrjen: “Çohuni nga gjumi!”, duke i ftuar t’u bashkohen protestave. Gjatë marshimit nuk munguan as brohoritjet “O milet, Rama ka siklet!”, si edhe thirrjet në mbështetje të diasporës: “Diaspora, zemra e Shqipërisë!”. Protestuesit kënduan gjithashtu këngë patriotike përgjatë itinerarit.

Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së 60-të radhazi, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Protesta po vijon pa incidente, ndërsa qytetarët po marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta