Nga Ministria e së Vërtetës.
Shpulla e Joz Markut duket se paska fuqi dhe në Policinë e Shtetit. Pasi dhunoi, poshtëroi Eduard Kuçin, mësohet se Joz Marku është arrestuar.
Por detaji i ri i zbuluar eksluzivisht për Ministrinë e së Vërtetës, është se Marku ka kërcënuar kryepolicin Skëndër Hita me shpullën e tij të artë duke shtuar se do të gjunjëzojë shtetin nëse arrestohet.
Me argumentin se po luante një film, Marku i cili flitet që i ka futur frikën edhe Ramës dhe që po kërcënon kabinetin qeveritar për tu bërë kryepolic, është lënë i lirë. Pasi urdhëroi Hitën ta puthte, Marku e kërcënoi Policinë e Shtetit me çunat e Fushë Kuqes.
Që sot e tutje bëni kujdes, Joz Marku mund të na shpëtojë edhe ne si popull dhe do të gjunjëzojë edhe qeverinë Rama, ashtu siç bëri me Policinë e Shtetit.
