Lajme Zone
Joshua vlerëson Prengën pas fitores dhe sfidon sërish rivalin e madh Tyson Fury, boksieri anglez: Askush nuk mund të më ndalë
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Joshua vlerëson Prengën pas fitores dhe sfidon sërish rivalin e madh Tyson Fury, boksieri anglez: Askush nuk mund të më ndalë

Anthony Joshua e mbylli me fitore duelin ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga, me një nokaut në raundin e dytë, por pas përfundimit të sfidës britaniku u ndal edhe te paraqitja e kundërshtarit të tij.

Anthony Joshua e mbylli me fitore duelin ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga, me një nokaut në raundin e dytë, por pas përfundimit të sfidës britaniku u ndal edhe te paraqitja e kundërshtarit të tij. Në intervistën për DAZN, menjëherë pas përballjes, ish-kampioni i botës falënderoi tifozët për mbështetjen dhe shprehu respekt për Prengën dhe ekipin e tij.

“Para së gjithash dua t’i falënderoj të gjithë ata që erdhën sonte. Gjithashtu dua t’i them një faleminderit të madh Kristian Prengës dhe ekipit të tij”, deklaroi Joshua.

Gjatë intervistës, britaniku e ktheu vëmendjen te rivali i tij i shumëkërkuar, Tyson Fury. Joshua ndërpreu bisedën për të pyetur nëse ish-kampioni britanik ndodhej në sallë, përpara se të dërgonte një mesazh të fortë në drejtim të tij. “Do t’ia shqyej zemrën. Jam kampioni më i ashpër dhe më i pamëshirshëm që ka ekzistuar ndonjëherë. Askush nuk mund të më ndalë”, u shpreh Joshua.

Megjithatë, më pas britaniku sqaroi se këto deklarata janë pjesë e rivalitetit sportiv dhe se përballë respektit për kundërshtarët qëndron edhe ambicia për të fituar.

Momentet më të mira të ndeshjes (Video)

“Duhet ta kesh atë zjarr brenda vetes, atë energji. Por ekziston edhe respekti. Unë respektoj gjithçka që Tyson Fury ka bërë dhe ka arritur në karrierën e tij. Megjithatë, kam kërkuar këtë ndeshje prej një kohe të gjatë dhe tani jemi këtu”, tha Joshua.

Fitorja ndaj Prengës e mban britanikun në kërkim të dueleve të mëdha në kategorinë e peshave të rënda, ndërsa përballja e shumëpërfolur me Tyson Furyn mbetet një nga objektivat kryesorë të tij. Top Channel