Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Jola Hysaj, drejtoreshë e AKT/ Ish-sekretarja për marrëdhëniet me publikun e PD merr post pranë qeverisë


Pesë muaj pas largimit nga PD, ish-sekretarja për marrëdhëniet me publikun në selinë blu ka marrë një post pranë qeverisë.

Pesë muaj pas largimit nga PD, ish-sekretarja për marrëdhëniet me publikun në selinë blu ka marrë një post pranë qeverisë.

Me emërim të Ministrisë së Turizmit, Sportit dhe Kulturës, Jola Hysaj do të jetë drejtoresha e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Në këtë detyrë ajo do të zëvendësojë Zana Çelën.

Jola Hysaj, ish-kandidate për deputete në PD dhe sekretare për marrëdhëniet me jashtë, u largua me kritika të forta nga selia blu. Në kulmin e protestës së bulevardit, Jola Hysaj doli kundër protestës dhe mbështeti projektet turistike të Kushner në Zvërnec, apo atë të Durrës Yacht Marina.

Ajo shprehu hapur mbështetjen për qëllimin e kryeministrit Edi Rama për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE.

Por tashmë Jola Hysaj i bashkohet ish-kolegëve demokratë, të cilët sot i gjen pranë qeverisë, si Dashnor Sula, Zheni Gjergji apo të tjerë, të cilët, pasi nuk gjetën dot vend në PD, tashmë i bashkohen vizionit të qeverisë së PS-së për të kontribuar së bashku për Shqipërinë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet jola hysaj