Nuk do të ketë më kontrolle rutinë të bizneseve pa paralajmërim. Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimin e mënyrës së funksionimit të inspektimeve, duke theksuar se inspektori nuk duhet të shkojë te sipërmarrësi për ta kapur në gabim, por për ta ndihmuar të korrigjojë shkeljet dhe të përmbushë standardet. Pas takimit me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Inspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, Rama tha se edhe mënyra e ndëshkimit të bizneseve duhet të ndryshojë. Sipas tij, gjoba duhet të jetë masa e fundit dhe jo instrument shantazhi ndaj sipërmarrësve. Çdo inspektor do të pajiset me kamera trupi. LEXO EDHE:Mbledhja me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin te Vila e Kuqe (VIDEO) “E para, nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektori nuk vjen te dera e biznesit si në një skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh. Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, por t’i ndihmojmë të përmirësohen në zbatimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve që janë interesi ynë i përbashkët dhe e dyta; gjoba mbi një biznes është arma e fundit, jo e para dhe kurrë një “shpatë” shantazhi në qafën e sipërmarrësit për të gjetur një mënyrë tjetër pastaj për ta shmangur gjobën dhe kush nxjerr gjobën përpara fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin, por po e turpëron atë. E treta; kujt i vjen një inspektim pa paralajmërim për një kontroll rutinë nga cilido inspektorat, duhet ta denoncojë menjëherë tek Inspektori i Përgjithshëm. Kjo nuk është ankese, kjo është e drejtë dhe këtë të drejtë, ne mund ta vendosim vetëm së bashku, qeveria dhe sipërmarrja. Dhe së fundi, së shpejti, çdo inspektor që troket në emër të shtetit tek dera e një tatimpaguesi të kësaj republike, do të jetë i pajisur me kamerën inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë, që të dish kush është, çfarë përfaqëson dhe që ai vetë ta dijë se në çdo minutë të punës së tij është i mbikëqyrur nga Inspektorati i Përgjithshëm. Shteti që hyn në derën e njerëzve, duhet t’i bëjë ata krenarë për taksat që ata i paguajnë këtij shteti”, tha Rama. Lajmi në përditësim.... SI.E./Shqiptarja.com TAG: Delina Ibrahimaj Dashnor Sula inspektorati i pergjithshem bizneset edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.2% Drejtësia 67.3% Nuk e di 3.5% Vota total: 3734 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

