Refuzimi i islandezëve për të rifilluar negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian mund të ndryshojë ekuilibrat e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Sipas një analize të publikuar nga "The Western Balkans", një nga vendet që mund të përfitojë nga kjo situatë është Shqipëria. Më 29 gusht, 52.8% e qytetarëve të Islandës votuan kundër rifillimit të negociatave me BE-në, ndërsa 47.2% u shprehën pro. Pjesëmarrja në referendum ishte rreth 82.5%. Edhe pse rezultati është konsultativ, qeveria ka bërë të ditur se do ta respektojë dhe se anëtarësimi në BE nuk do të rikthehet në axhendën politike gjatë mandatit të saj. LEXO edhe...Islanda i thotë 'Jo' Europës, dështon referendumi për rifillimin e negociatave për anëtarësim në BE Sipas analizës, "Jo"-ja e Islandës nuk e bllokon procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, por i jep një goditje politike narrativës së Brukselit. Përpara referendumit, BE-ja shpresonte ta përdorte Islandën si një histori suksesi, një vend të zhvilluar që mund të anëtarësohej shpejt dhe të tregonte se zgjerimi funksionon. Vasil Vasilev argumenton se me rrëzimin e këtij skenari, Shqipëria dhe Mali i Zi fitojnë më shumë rëndësi. Sipas tij, një nga pasojat e pakta pozitive të referendumit është forcimi i pozicionit të Shqipërisë si kandidati logjik për t'u bërë historia e radhës e suksesit të zgjerimit, menjëherë pas Malit të Zi. Vasilev thekson se nëse Komisioni Evropian dëshiron të kompensojë goditjen politike që mori pas rezultatit në Islandë, një nga mënyrat më të besueshme është përshpejtimi i procesit të negociatave me Podgoricën dhe Tiranën. Në këtë mënyrë, Brukseli do të mund të tregonte se zgjerimi vazhdon të prodhojë rezultate konkrete dhe se nuk mbetet vetëm një proces i pafund negociatash. Sipas Vasilev , periudha deri në fund të vitit 2026 do të jetë vendimtare. Pikërisht gjatë kësaj kohe do të bëhet e qartë nëse Komisioni Evropian do t'i përgjigjet "Jo"-së së Islandës duke përshpejtuar negociatat me Malin e Zi dhe Shqipërinë, apo nëse do të thellohet fenomeni i njohur si "lodhja nga zgjerimi". Analiza e tij vëren gjithashtu se me daljen e Islandës nga skenari i zgjerimit, Shqipëria forcon pozicionin e saj në mesin e vendeve më të avancuara të Ballkanit Perëndimor. Sipas autorit, Brukseli ka interes të tregojë se zgjerimi mbetet një politikë reale dhe se mund të përfjë me anëtarësime të reja, jo vetëm me negociata që zgjasin për vite me radhë. Sipas Vasilev, periudha deri në fund të vitit 2026 do të jetë vendimtare për të parë nëse Komisioni Evropian do t'i përgjigjet rezultatit të referendumit duke përshpejtuar procesin me Malin e Zi dhe Shqipërinë, apo nëse do të thellohet fenomeni i njohur si "lodhja nga zgjerimi". U.D/ReportTv.al mali i zi Bashkimi Europian islande integrimi ne be Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 65.9% Nuk e di 3.6% Vota total: 1823 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

