Lajme Zone
Jet Ski futet në zonën e sigurisë në Bunec, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi
Të tjeraABC News Albania

Jet Ski futet në zonën e sigurisë në Bunec, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi

Një mjet lundrues tip Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare në plazhin e Bunecit, pasi kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte pushuesit.

Një mjet lundrues tip Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare në plazhin e Bunecit, pasi kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte pushuesit.

Ngjarja u raportua nga pushuesit në Policinë e Shtetit, e cila reagoi menjëherë duke organizuar ndërhyrjen e shërbimeve të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare.

Gjatë kontrolleve në zonë, efektivët konstatuan mjetin lundrues dhe bënë të mundur bllokimin e tij. Ndërkohë, drejtuesi i Jet Skit u ndëshkua me masë administrative prej 300 mijë lekësh të rinj, për shkeljen e perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit. Policia e Shtetit ka falënderuar pushuesit për reagimin dhe bashkëpunimin, ndërsa u ka bërë apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që cenon sigurinë publike gjatë sezonit turistik. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet