Në momentin që kryeministri Edi Rama ka dalë nga Asambleja e PS e mbajtur te Akademia e Arteve, protestuesit kanë nisur që të thërrasin kundër tij me fjalët: “Poshtë diktatura. Qeveri e krimit”. Protestë jashtë Akademisë së Arteve, qytetarët përballen me Ramën pas përfundimit të Asamblesë së PS Në përfundim të Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama është pritur nga një grup qytetarësh që po protestonin jashtë ambienteve të Akademisë së Arteve.
Protestuesit i janë drejtuar kreut të qeverisë me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa ky i fundit, sipas pamjeve, duket se i ka ftuar sërish për dialog.
Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje kundër qeverisë, mes të cilave “Qeveri e krimit, hajdutë, kriminelë”.
Përplasja me thirrje mes protestuesve dhe kryeministrit ndodhi teksa Rama po largohej nga ambientet ku ishte zhvilluar mbledhja e Asamblesë së PS-së në kryeqytet.
Nga Asambleja e Tiranës, Edi Rama foli për riorganizimin e bashkisë i sigurtë në bindjen për ta fituar në zgjedhjet e 9 majit 2027. Konsideruar më shumë se një përgatitje për një tjetër garë elektorale, ky riorganizim do të përfshijë anëtar e qytetar e do të riaktivizojë çdo shtresë e komunitet, me në krye buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm.
Kreu i qeverisë specifikoi se askush që cenon besimin që qytetarët i dhanë për drejtimin e Shqipërisë, nuk do të tolerohet e aq më tepër të ketë më vend në familjen e Partisë Socialiste.
“Kushdo të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës me detyrat ndaj familjes sonë politike dhe borxhet që i kemi atyre që na kanë besuar, nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi politike. Të gjithë janë të nevojshëm, por askush i domosdoshëm”, tha Rama.
Ndërkohë ditën e djeshme, kreu i qeverisë ka takuar një grup studentësh, të cilët sipas tij, janë ata që duan të protestojnë paqësisht dhe jo me gurë.
Kryeministri nuk ka treguar se kush janë ata, cilët fakulteteve i përkasin, as çfarë kërkuan studentët dhe as për çfarë ranë dakord. "Çuditërisht më gjetën dakord"/ Rama pretendon se ka zhvilluar dialog me studentët; por kush janë ata?
21 Nëntor, 07:36 protestë jashtë akademisë së arteve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike PS prezanton organizimin e ri në Tiranë, 19 deputetë dhe ministra në drejtimin e fushatës 21 Nëntor 2026, 13:0413:04Politike Demo vendos dixhitalizimin në fokus: PS e Tiranës kërkon prezencë online në çdo lagje 21 Nëntor 2026, 12:5312:53Politike Rama pranon dështimet dhe fajet e PS-së, por kërkon ringritje: Nuk dua një parti që i sheh njerëzit si votues 21 Nëntor 2026, 12:3012:30Politike Protestat/ Rama ironizon opozitën: Shikoni Rrugën e Durrësit, ashtu ishte e gjithë Tirana kur e morëm ne 21 Nëntor 2026, 12:1012:10Politike Rama kujtohet për të rinjtë në prag të zgjedhjeve, premton 55 mijë banesa deri në 2030 21 Nëntor 2026, 12:0512:05Politike Rama konfirmon 'spastrimet' nga partia, Plarent Ndreca dhe Elisa Spiropali zyrtarisht jashtë PS 21 Nëntor 2026, 11:5511:55Politike

