Lajme Zone
Jep dorëheqjen kreu i AKEP-it, Gentian Sala
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Jep dorëheqjen kreu i AKEP-it, Gentian Sala

Mësohet se dorëheqja është paraqitur pak kohë më parë dhe i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, ku është zyrtarizuar largimi i tij nga detyra. Pas këtij zhvillimi, kanë nisur procedurat për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit.

Gentian Sala Dorëheqja e kreut të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare është përcjellë në Kuvend, ndërsa kanë nisur procedurat për zgjedhjen e pasardhësit... Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë të cilën e mori në shkurt të vitit 2025.

Mësohet se dorëheqja është paraqitur pak kohë më parë dhe i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, ku është zyrtarizuar largimi i tij nga detyra. Pas këtij zhvillimi, kanë nisur procedurat për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit.

Arsyet e dorëheqjes së Salës mbeten ende të paqarta. Megjithatë, dyshohet se largimi i tij mund të lidhet me çështje që po hetohen nga drejtësia.

Vlen të theksohet se Sala është përballur me akuza për abuzime të dyshuara në drejtimin e AKEP, lidhur me procedurat e licencimit të operatorëve të internetit. Në artikull ngrihen pretendime se institucioni ishte kthyer në një mekanizëm presioni ndaj operatorëve, të cilëve dyshohet se u kërkoheshin deri në 5 mijë euro për pajisjen me licenca. 5000 euro një licencë: Si është kthyer AKEP në gjobëvënësin më të tmerrshëm të administratës shtetërore

11 Gusht, 18:46 Kujtojmë se Gentian Sala u zgjodh kryetar i Këshillit Drejtues të AKEP më 17 shkurt 2025, me 73 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë.

Kandidatura e tij ishte propozuar nga Këshilli i Ministrave, ndërsa Sala zëvendësoi në këtë detyrë Tomi Frashërin, mandati i të cilit kishte përfunduar në dhjetor 2024.

Përpara emërimit në AKEP, Sala kishte drejtuar Autoritetin e Medias Audiovizive (AMA) gjatë periudhës 2014–2019. Nga viti 2021 ai kishte mbajtur drejtimin e Sekretariatit për koordinimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës.akep Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Mos harroni çadrat! Parashikimi i motit për fundjavën dhe javën e ardhshme: Shi, shtrëngata dhe borë 20 Nëntor 2026, 14:5314:53Aktualitet Mishi sintetik drejt tryezave shqiptare, Ministria e Bujqësisë hedh për konsultim projektligjin 20 Nëntor 2026, 14:3714:37Aktualitet Lajm i keq për bosët shqiptarë të krimit, policia britanike zbarkon në Tiranë për hetimet e përbashkëta 20 Nëntor 2026, 13:4813:48Aktualitet Ndryshojnë kuotat në Akademinë e Sigurisë, shtohen 200 vende të reja 20 Nëntor 2026, 13:3013:30Aktualitet Gjikuria dorëzon prova të reja në SPAK kundër Vangjel Tavos: Mori dy paga, si prefekt dhe kryebashkiak! 20 Nëntor 2026, 12:0012:00Aktualitet U plagos rëndë në protestë, Erjon Vishkulli thirret në Prokurori më 25 nëntor 20 Nëntor 2026, 11:5411:54Aktualitet