Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sala ishte emëruar në krye të këtij institucioni në shkurt të 2025.
Ai është nga të parët drejtues të institucioneve të pavarura që jep dorëheqjen pas kërkesës së bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama disa kohë më parë për drejtuesit e institucioneve.
Burime zyrtare nga Kuvendi thanë pë CNA se dorëheqja e Salës është dhënë pak kohë më parë dhe është çuar në Kuvend nga qeveria, ku është zyrtarizuar largimi i tij. Si rezultat kanë nisur procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të Salës. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

