Adriatik Kupi Pas largimit, Kupi ia ka deleguar kompetencat zëvendësdrejtoreshës aktuale, ndërsa vendimin e ka bërë publik edhe përmes një reagimi në rrjetet sociale. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka dhënë dorëheqjen nga posti, pas shtatë muajsh në krye të këtij institucioni.
Pas largimit, Kupi ia ka deleguar kompetencat zëvendësdrejtoreshës aktuale, ndërsa vendimin e ka bërë publik edhe përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin e tij, Kupi e përshkruan periudhën në drejtimin e Burgjeve si një kohë të vështirë, të shoqëruar me probleme që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme dhe vendimmarrje të rëndësishme.
Ai thekson se gjatë mandatit të tij është përqendruar te forcimi i sigurisë, përmirësimi i administrimit dhe modernizimi i sistemit penitenciar. Kupi ndalet gjithashtu te kritikat dhe kundërshtimet me të cilat është përballur, duke lënë të kuptohet se për disa çështje do të jetë koha ajo që do të japë përgjigje.
“Pas shtatë muajsh në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kam vendosur të jap dorëheqjen nga kjo detyrë.
Për mua kjo nuk ishtë një përiudhë e lehtë, pasi kishte probleme që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme, vendime të vështira që duheshin marrë dhe përgjegjesi që nuk mund të shtyheshin as me minuta. Jam përpjekur t’i përballoj me angazhim maksimal, duke pasur gjithmonë parasysh njerëzit dhe institucionet për të cilat mbaja përgjegjësi.
Gjatë këtyre muajve, puna ime është përqendruar në forcimin e sigurisë, përmirësimin e administrimit dhe modernizimin e sistemit penitenciar. Përparësi kanë qenë rritja e përgjegjshmërisë, mbështetja e profesionalizmit të punonjësve dhe përmirësimi i kushteve të trajtimit të personave që vuajnë dënimin.
Besoj se një sistem penitenciar modern matet edhe me mënyrën se si i trajton njerëzit, me respektimin e të drejtave të tyre, me transparencën dhe me mundësitë reale që u jep për t’u rehabilituar e për t’u rikthyer në shoqëri. Kjo ka qenë bindja që më ka udhëhequr në këtë detyrë.Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë.
Kritikën jam përpjekur ta dëgjoj, edhe kur ka qenë e vështirë. Përballë pengesave, kemi vazhduar të punojmë. Për disa gjëra të tjera, koha do të flasë më qartë se unë sot.
Sot largohem me mirënjohje për të gjithë ata që punuan me mua, që ndanë përgjegjësitë dhe që i qëndruan pranë kësaj pune deri në fund. E di se sa përkushtim kërkon puna e përditshme në këtë sistem dhe e vlerësoj kontributin e secilit.
Falënderoj Ministrinë e Drejtësisë, në mënyrë të veçantë ministrin Z. Toni Gogu për besimin dhe bashkëpunimin, drejtuesit dhe punonjësit e sistemit penitenciar, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët, për mbështetjen dhe kontributin gjatë kësaj periudhe.
Largohem nga detyra me respekt për përgjegjësinë që më është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë në shërbim të një sistemi penitenciar më të sigurt, më të drejtë dhe më njerëzor”, shkruan Kupi në reagim.
Adriatik Kupi mori drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në prill të vitit 2026, duke zëvendësuar Klevis Qosen, i cili e mbante këtë post prej vitit 2024. Më herët, Kupi ka ushtruar detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë, si dhe ka mbajtur poste drejtuese në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH). Ai ka qenë gjithashtu i komanduar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ndërsa gjatë viteve 1995–2011 ka shërbyer në strukturat e Policisë së Shtetit.jep dorëheqjen drejtori i përgjithshëm i burgjeve adriatik kupi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Ministri i Jashtëm i Izraelit sot në Tiranë; takime me Ramën, Peleshin dhe Hoxhën 12 Tetor 2026, 08:0708:07Aktualitet Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve 12 Tetor 2026, 08:0508:05Aktualitet Dokumentet sekrete të CIA-s: Në artikullin e ‘Zërit të Popullit’ i shkruar nga bashkëshortja e Mehmet Shehu thuhet se Beqir Balluku është nxitur nga Bashkimi Sovjetik 12 Tetor 2026, 07:3907:39Aktualitet Reshje shiu dhe mjegull, si pritet të jenë temperaturat sot 12 Tetor 2026, 07:2207:22Aktualitet Negociatorët, fjala para armës dhe orët mes jetës dhe vdekjes! 11 Tetor 2026, 22:1122:11Aktualitet Malkaj revoltohet: Ne artistët në Shqipëri jemi mjet argëtimi, jo vlerë kombëtare! 11 Tetor 2026, 21:4521:45Aktualitet

